Nga Eduard Zaloshnja
Në sondazhet që kam zhvilluar vitet e fundit në kuadër të Barometrit për Sigurinë Kombëtare, SHBA më ka rezultuar me kuotat më të larta pozitive ndër banorët e rritur të Shqipërisë. Aktualisht, 92% e tyre mendojnë se SHBA ka ndikim kryesisisht/plotësisht pozitiv ndaj Shqipërisë. Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë vendit, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.
Në të njëjtën kuotë pozitive ndodhen Gjermania, Italia dhe Turqia. Ndërsa jo papritur, kuotën më të ulët e ka Rusia (18%), e ndjekur nga Serbia (21%) dhe Bullgaria (28%).
Duket se erërat kundër administratës aktuale amerikane, që po fryjnë këto kohë nëpër foltore nuk kanë ndikuar në opinion konstant pozitiv të shqiptarëve për SHBA-në.