Këtë të enjte Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të FSHF në FIFA.
Kreu i organizmit më të lartë të futbollit në glob, do të inagurojë me këtë rast edhe shtëpinë e futbollit një kompleks i financuar nga FIFA.
Punimet janë drejt përfundimit bashkë edhe me dy ministadiumet të cilët do t’u shërbejnë skuadrave përfaqësuese shqiptare.
Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
/a.r











