Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë që tronditi Kanadanë perëndimore mëngjesin e kësaj të mërkure (11 shkurt) ku nëntë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme dhe në një banesë pranë saj, në zonën e Tumbler Ridge.
Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe iu ka uruar shërbim të shpejtë të plagosurve.
Ai shprehu solidarizimin e vendit me popullin kanadez, ndërsa ka dënuar aktet e dhunës që marrin jetët njerëzore.
“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, shkruan kreu i shtetit në rrjetin social X.











