• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 ujësjellës në Tepelenë e Memaliaj, Balluku: Rritet cilësia e furnizimit, ulen kostot e shërbimit. Mandati i tretë, projekte energjetike

by Java News
26/07/2021 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e cilësisë së furnizimit me uji të pijshëm si dhe ulja e konsumit të energjisë elektrike me 50% do të jenë në fokus të projektit për efiçencën e energjisë në 9 ujësjellës në Tepelenë e Memaliaj.

Për funksionimin e ujësjellësve, do të përdoren impiantet fotovoltaike. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se nëpërmjet këtij projekti do të rritet edhe performanca e ujësjellësve.

“Kemi implementuar tre elementë të efiçencës së energjisë. Së pari, furnizimin me energji nëpërmjet elementëve fotovoltaik. E dyta, duke ndryshuar të gjithë sistemin e pompave dhe duke vendosur pompa brenda kritereve të Bashkimit Euiropian. Së treti, instalimi i programit SCADA rrit edhe efektshmërinë e funksionimit të këtyre pompave dhe të vetë ujësjellësit”, sqaroi drejtori Deda.

Ministrja Balluku theksoi se këto projekte, me impakt pozitiv jo vetëm për qytetarët, por edhe në performancën e ndërmarrjeve të ujësjellësit do të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit.

“Për ne është shumë i rëndësishëm integrimi i këtyre projekteve, siç është rasti i ujësjellësit dhe i eficiencës së energjisë, pra i Agjencisë dhe i AKUM-it. Sigurisht është në të mirë dhe në dobi të qytetarëve para së gjithash. Të gjitha proceset ku përmirësohen, qofshin këto nga ana teknologjike, siç është rasti i pompave, qofshin këto nga ana e kostove operative, siç është rasti i paneleve diellorë, përfituesi i parë është padyshim qytetari. Qytetari është ai i cili merr shërbim më të mirë, më shumë ujë në rubinet, më cilësor dhe padyshim pastaj fillojnë një sërë përfitimesh, që ka bashkia dhe Agjencia”, nënvizoi Balluku.

Ministrja theksoi se gjatë mandatit të tretë qeverisës janë planifikuar një sërë projektesh të rëndësishme në sektorin energjetik, të cilat synojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë elektrike.

“Mandati i tretë do të jetë një mandat i rëndësishëm për fushën energjetike, pasi projekte të mëdha janë përgatitur dhe do të implementohen, siç është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës apo rivitalizimi i TEC-it të  Vlorës, kthimi i tij në funksion me gaz të lëngshëm, duke bashkëpunuar me kompani të mëdha amerikane, por nga ana tjetër ajo që gjithmonë themi është se rritja e konsumit duhet shoqëruar edhe me efiçiencën e energjisë elektrike. Duke nisur që nga banesat. Rritja e prodhimit vendas është shumë e rëndësishme, po aq e rëndësishme është dhe ulja e konsumit energjetik, duke vënë në zbatim të gjitha projektet e efiçiencës energjetike”, u shpreh Balluku./m.j

Next Post
“Shpresojmë që Luli të mos marrë dy vila të tjera në Dhërmi”/ Deputeti i PD mbështet akuzat ndaj Bashës: Opozita me pushime, shyqyr që kemi Braçen, Koçin e Berishën

"Shpresojmë që Luli të mos marrë dy vila të tjera në Dhërmi"/ Deputeti i PD mbështet akuzat ndaj Bashës: Opozita me pushime, shyqyr që kemi Braçen, Koçin e Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In