• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria “heq” kufirin me Kosovën, nuk do të ketë kontroll kartash identiteti për 9 muaj

by A R
13/04/2024 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë 9 muajve të vitit, nga periudha 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, në Pikën Kufitare të Morinës kalimi i qytetarëve do të bëhet me procedura të lehtësuara.

Protokolli u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij Xhelal Svelça këtë të shtunë (13 prill). Ministri Balla tha se ky protokoll pason marrëveshjen e firmosur mes dy vendeve për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Balla sqaroi se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve.

“Jam i lumtur që sot do të shkruajmë një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, nisur nga angazhimi i qeverive të dy vendeve tona për të vijuar politikat për lehtësimin e shtetasve në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në zbatim edhe të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë-Kukës.

Përmes këtij protokolli do mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit të verifikimit për të gjithë periudhën 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, 9 muaj në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte vetëm 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve tona. Përmes kësaj marrëveshje do shmangim radhët e gjata dhe do lehtësojmë kushtet e udhëtimit për qytetarët tanë”, tha Balla.

Svelça vlerësoi nënshkrimin e protokollit, teksa tha se dy vendet do të ecin edhe me marrëveshje të tjera.

“Do ecim përpara edhe me marrëveshje të tjetra që qytetarët e vendeve tona mos të ndjejnë asnjë kufizim dhe ta dinë se janë të mirëseardhur qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri. Mbetet që ekspertët e të dy vendeve të identifikojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe me qasjen burokraci zero të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta”, deklaroi Ministri.

/a.r

Next Post
E shtuna mikpret  “Youth Folk&Artisan”, festa e kulturës dhe artizanatit në zemër të Tiranës

E shtuna mikpret “Youth Folk&Artisan”, festa e kulturës dhe artizanatit në zemër të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In