• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 gjyqtarët e Kushtetueses, kush votoi pro dhe kundër Kokëdhimës

by A R
10/05/2016 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese i hoqi dje mandatin deputetit socialist Koço Kokëdhima. Përmes një vendimi të marrë dje nga nëntë anëtarët e gjykatës, 8 prej tyre e kanë vlerësuar të papajtueshëm me Kushtetutën mandatin e deputetit socialist, ndërsa vetëm një prej tyre, ishte kundër heqjes së mandatit.

“Panorama” zbardh emrat e gjyqtarëve që vendosën pro heqjes së mandatit, ndërkohë që i vetmi që ka votuar kundër ka qenë gjyqtari Sokol Berberi.

Menjëherë pas vendimit, Gjykata Kushtetuese e bëri publik atë dhe referencën ligjore, ndërsa zbardhja e tij pritet të bëhet në javët në vazhdim.

“Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, VENDOSI: Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Votat Pro
• Bashkim Dedja
• Vladimir Kristo
• Vitore Tusha
• Altina Xhoxhaj
• Fatmir Hoxha
• Gani Dizdari
• Besnik Imeraj
• Fatos Lulo
Vota kundër
• Sokol Berberi

KËRKESA

Deputetët e Partisë Demokratike i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të nenit 70 të Kushtetutës në lidhje me mandatin e deputetit Kokëdhima, pasi sipas tyre, ai ishte në konflikt interesi për shkak të përfshirjes së tij në prokurime publike me kompaninë e tij “Abissnet”.

Sipas demokratëve, deputeti socialist ka përfituar fonde publike të paktën në 150 raste, kur ka lidhur kontrata me institucionet publike për shërbime interneti.

“Pranohet haptazi që deputeti Kokëdhima ka zotëruar aksione gjatë periudhës gusht 2013 – shkurt 2014, pavarësisht se ka qenë i mandatuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh në seancën e 20 prillit përfaqësuesi i deputetëve demokratë, Ivi Kaso.

Por deputeti socialist i mohoi akuzat, duke thënë se kompania “Abissnet” qe shitur prej tij para se ai të bënte efektivisht betimin si deputet, por Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi këtë argumentim. Sipas nenit 70 të Kushtetutës, deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe nuk mund të përfitojnë pasuri shtetërore apo bashkiake.

Gjatë seancës së 20 prillit, kur gjykata dëgjoi palët, deputeti socialist u shpreh se ka besim te Drejtësia.

“Kam besim në gjykimin e vendimit tuaj. Kam ardhur me besim të plotë te Drejtësia. Përpara se të bëhesha deputet, kam dhënë dorëheqjen nga çdo funksion, prandaj jam në dispozicion të çdo shpjegimi. Nuk kam bërë dy gjëra, nuk kam prishur kontrata se kishin afat të përcaktuar, por nuk jam përfshirë në përfitime nga shteti. Është 2 mln lekë vlera totale e atyre 150 kontratave që më akuzojnë. Po kërkohet shkatërrimi i karrierës sime politike”, tha deputeti socialist gjatë seancës në Kushtetuese. (panorama /a.r)

Next Post

PS dhe LSI mbledhin sot grupet, PD shtyn takimin me ambasadorët Lu & Vlahutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In