• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 gjëra që duhet të dini patjetër për mushkonjat dhe sesi të mbroheni prej tyre

by Java News
23/10/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga shqetësimet më të mëdha në verë janë mushkonjat. Në këtë artikull do të zbulojmë 9 kuriozitete mbi mushkonjat që do të ju ndihmojnë se si të mbroheni prej pickimeve të tyre. Mushkonjat janë insekte të vogla, të pranishme në të gjithë botën që kanë një veçori: janë parazitë  që ushqehen me gjakun e njeriut. Tani vera mbaroi, por kemi të bëjmë me ato gjatë gjithë muajit tetor dhe nuk është kurrë vonë për të mësuar se si të mbrohemi prej tyre.

  1. Mushkonja është krijesa më e lehtë e planetit

16744-close-up-of-a-mosquito-feeding-on-blood-pv-770x518Mushkonja është krijesa më e lehtë e planetit, por nëse marrim parasysh aftësinë e saj për të transmetuar sëmundjet infektive, sipas OBSH, është krijesa më vdekjeprurëse në planet. Shumë sëmundje, si edhet tropikale e deri tek  encefalit japoneze, të quajtura ndryshe “Arbovirosi”, transmetohen nëpërmjet mushkonjave. Ata që udhëtojnë në vende ku ka shumë mushkonja, duhet të jenë të kujdesshëm.

  1. Janë mushkonjat femra ato që pickojnë

dengue-fever-1151682_960_720-770x422Ushqimi kryesor i mushkonjave janë pemët, të cilat u lejojnë atyre që të gjejnë ushqim. Kjo është arsyeja se pse pyjet dhe zonat e gjelbra janë të mbushura me mushkonja. Por femrat ndonëse mund të mbijetojnë me ushqimin që gjejnë tek pemët, ato nuk mund të riprodhohen: në fakt kanë nevojë për gjak njeriu apo kafshe, që të mund të maturojnë vezët e tyre. Janë në gjendje që të prodhojnë të paktën 400 vezë  në të njëjtën kohë. Pra imagjinoni se sa ato mund të lindin vetëm nga një pickim i thjeshtë që ju bëjnë juve.

7- Ato na ndjejnë falë dioksidit të karbonit

blue-88068_960_720-770x513Mënyra për të identifikuar pozicionin tonë është dioksidi i karbonit që emetojmë nga frymëmarrja dhe lëkura. Rezulton e pamundur që në të bëhemi të “padukshme” për mushkonjat, sepse nuk mund të reshtim së prodhuari dioksid karboni nga trupi ynë, por disa persona janë më tërheqës për ato sepse prodhojnë më shumë për shkak të metabolizmit. Në veçanti ato kërkojnë njerëzit që janë mbipeshë dhe gratë shtatzëna, që kanë një metabolizëm më të ndryshëm nga të tjerët.

6- Situata që na bëjnë më tërheqës

blue-854073_960_720-770x513Në përgjithësi, situatat që ndryshojnë metabolizmin tonë ka tendencë për të na bërë më shumë “të dëshirueshëm” për mushkonjat. Në fakt, njerëzit që kanë bërë sport, kanë tendencë për të prodhuar më shumë dioksid karboni, e për pasojë do të tërheqin më shumë mushkonjat. Gjithashtu edhe njerëzit që kanë pirë alkool janë të preferuara për mushkonjat, sepse metabolizmi ngadalësohet. Larja e këmbëve tuaja është e rëndësishme: bakteret që jetojnë tek këmbët, tërheqin shumë mushkonjat dhe larja me sapun, i bezdis gjatë pickimeve.

  1. Njerëzit me grupin 0 pickohen më shumë

blood-75302_960_720-770x433Disa studime shkencore, kanë treguar se mushkonjat kanë një predispozitë ndaj metabolizmit me grupet e ndryshme të gjakut. Nuk e dimë motivin, por njerëzit me grup gjaku 0, janë më të sulmuar prej tyre, të ndjekur nga njerëzit me grupin B, më pas AB dhe A. Për fat të keq, nuk mund të bëhet gjë për të ndryshuar këtë situatë, por nëse jeni grupi 0, duhet të vuani nga sulmi i mushkonjave.

4-  Kruajtja shkaktohet nga trupi ynë dhe jo nga pickimi

Allergy_skin_testing-770x578Kruajtja është forma më e dukshme që ne reagojmë ndaj pickimit të një mushkonje. Megjithatë, substanca që ajo injekton me pështymën e saj, nuk shkakton kruajtje, por është histamina e prodhuar nga trupi ynë. Pështyma shërben për të ndaluar mpiksjen e gjakut ndërkohë që ajo e thith. Kruajtja e shkaktuar nga pickimi është e kotë sepse ajo shërben për të shpërndarë më tepër pështymën e mushkonjës. Më mirë është që mbi lëkurë të vëmë diçka të ftohtë, që do të na qetësonte.

3- Produktet anti-mushkonjë

garlic-545223_960_720-770x495Përtej sprajteve të neveritshme, të cilat përmbajnë produkte që janë në gjendje për të larguar mushkonjat, ka një numër të ushqimeve që mund t’i mbajnë ato larg dhe të na lejojnë të jetojmë në paqe. Në mesin e tyre janë karotat dhe specat djegës, të cilat me substancat që prodhojnë, duket se kanë efektin t’i mbajnë mushkonjat larg nesh. Edhe një hudhër e papërpunuar, ju bën plotësisht të padëshirueshëm për mushkonjat, por problemi është se hudhra ju bën jotërheqës edhe për ndonjë person tjetër.

2-  Mushkonjat kanë nevojë për ujë që të riprodhohen

Loboc_riverMushkonjat, për tu riprodhuar kanë nevojë për ujë sepse pikërisht aty lëshohen larvat që më pas bëhen të rritura. Lloje të ndryshme janë në gjendje që të prodhohen në  ujera të ndenjura apo të rrjedhshëm; në ujëra të ëmbla apo të kripura; të pastër apo të pisët. Kjo aftësi shpërndarjeje vjen pikërisht prej faktit se përshtaten me çdo lloj mjedisi.

1-Ekzistojnë vende pa mushkonja

iceland-1108599_960_720-770x398Mund të duket e pamundur, por në botë ekzistojnë vende ku nuk ka mushkonja. Motivi duket se ka lidhje me të ftohtin. Nëse doni të jetoni në vende ku nuk ka mushkonja, duhet të shkoni në ishujt Faroe apo në Islandë./shqip/a.k

Next Post
12 vjeç dhëndër… dhe martohet me kushërirën (FOTO)

12 vjeç dhëndër... dhe martohet me kushërirën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In