• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

9 000 euro për të kaluar klandestin nga Franca në Britaninë e Madhe

by
16/09/2015 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

9 000 euro për të kaluar klandestin nga Franca në Britaninë e Madhe 

Ky vend “ëndrrash” në Angli në fakt nuk lakmohet për të jetuar vullnetarisht nga askush. Por, Kujtimi nga Shqipëria e gjen shumë të mirë këtë lokalitet pa emër. “Është mirë këtu, apo jo” pyet 22-vjeçari nga Shkodra, i cili e ka këmbyer atdheun e tij me këtë qytet të përgjumur para portave të kryeqytetit britanik, Londrës.

Kujtimi ka ardhur katër javë më parë nga Franca veriore në këtë “gropë plehrash” siç e quajnë londinezët paralagjen e qytetit të tyre. Pa dokumente të vlefshme dhe pa vizë. Kjo është arsyeja që gazeta “Die Welt” që e sjell këtë portret të mos e përmendë emrin e qytetit. Të tillë si Kujtimi, pa letra, mendohet se në Britaninë e Madhe janë rreth 900 mijë veta ndonëse shifrat e sakta mungojnë. Kjo shifër i takon një studimi të bërë në vitin 2009.

Më 8 gusht Kujtimi së bashku me dhjetëra migrantë të tjerë po vraponte përmes fushave të misrit në afërsi të qytetit Calais drejt hyrjes në eurotunel, që e lidh Francën me ishullin, Britaninë dhe që është rreth dy kilometra larg në vijë ajrore. Ata duan të ngjiten në kamionët që presin , të shqyejnë me thikë çadrat e kamionëve dhe të futen në ta për të dalë matanë, në Angli. Por kjo u ka sukses vetëm pak vetave. Në njërën nga këto net, Kujtii me shokët është kapur tri herë nga njësitet speciale franceze, në tri përpjekjet e bëra.

Për herën tjetër Kujtimi vendos të provojë ikjen përmes tragetit, që i duket më lehtë e realizueshme. Dhe… më 7 shtator Kujtimi dërgon jo pa mburrje me telefo emrin e vendqëndrimit të tij në Angli. Ai ia ka dalë. Por si ishte e mundur kjo? “Vetëm përmes trafikantëve”, përgjigjet ai. Pas tri ditë qëndrimi në Calais Kujtimi dhe shokët e tij kontaktohen nga një kontrabandist shqiptar. 9000 euro është shuma që ai u kërkon për kalimin matanë, në një distancë prej vetëm 50 kilometrash vijë ajrore. Kujtimi pranon. Kështu, shqiptarët në fjalë transportohen nga trafikanti me një makinë në qytetin Dünkirchen qe është 40 kilometra nga Calaisi. Është më pak i njohur dhe prandaj më i përshtatshëm si pikë për ikje.

Vetë i njëmbëdhjeti në një kamion, rruga e të cilit i sjell trafikuesit së paku 100 mijë euro për një udhëtim të shkurtë. 30 minuta zgjat rruga deri në Calais dhe 38 minuta të tjerë i bën treni në të cilin ngarkohet makina ku është Kujtimi me shokët. Ai nuk do ta harrojë kurrë momentin e ngarkimit të makinës në tren.
“Koha kishte ndaluar. E dija: tash për mua fillon një jetë e re”. Pastaj mbërrijnë në Angli. Në një pompë benzine presin trafikantin tjetër e kështu me radhë ndalojnë në një kafene.

“Në kafene kemi festuar dhe pirë, bashkë me trafikantët”, tregon Kujtimi. Edhe pse atyre nuk u kishin paguar akoma asnjë cent. Ata (trafikantët) tash presin nga familjarët e të trafikuarve të cilët vijnë nga e gjithë Anglia për t`i sjellë paratë, shkruan diewelt.de dhe trans,eto albinfo.ch. Te Kujtimi është xhaxhai i tij i cili jeton legalisht prej 20 vitesh në Angli. Ai ia paguan trafikantit shumën e përmendur dhe e sjell nipin e tij në paralagjen e Londrës. Por çfarë ndodhë nëse dikush nuk mund të paguajë? Kujtimi nuk di të përgjigjet.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Eli Fara flet për martesën e dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In