• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/ Si shpëtuan mrekullisht dy gratë në atentatin e Rinasit! Dëshmitari: Nga frika..

by Os De
18/11/2025 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati i ndodhur më 11 nëntor në Rinas u mori jetën Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por të dëmtuar nga masakra nuk mbetën vetëm viktimat. 

Plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes, ndërsa vetëm fati ndikoi që bilanci i viktimave të mos ishte edhe më i rëndë, duke pasur parasysh faktin që në zonë ishte shumë qytetarë të cilët ishin në lëvizje apo prisnin të afërmit e tyre të mbërrinin në aeroport. 

Emisionin “Në shënjestër” ka siguruar edhe dëshminë e një prej personave automjeti i të cilit është dëmtuar nga atentati. 

Pjesë nga dokumentari: 

Por ndërkohë që policia gjeti makinën e djegur të autorëve, skena e atentatit që ata lanë pas i ngjante asaj të një lufte, me gëzhoja fishekësh që ishin kudo, ku plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes.
Dhe me një makinë, atë të shënjestrave të bërë shoshë nga plumbat e shumtë tejshpues të cilët pavarësisht se u qëlluan në krahun e pasagjerit kishin depërtuar deri në dritaren e drejtuesit të mjetit. 

Muçi Shaljani ishte ende në frymë kur një efektiv policie dhe një i pranishëm i rastit, tentuan ta thyenin dritaren e makinës me shqelma.
Një tentativë e dëshpëruar për të nxjerrë të gjallë dy personat e mbetur brenda makinës.
Makinë e cila në fillim u tha se ishte e blinduar, por në fakt nuk ishte kështu, gjë që mesa duket e dinin edhe autorët. 

“Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri u transportua me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale u pa të ishte në gjendje kritike, teksa ndërroi jetë mëngjesin e datës 15 Nëntor. Kurse trupi i viktimës Gilmando Dani u transportua në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në Tiranë, për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore”, thuhet në dosjen hetimore. 

Por sikurse thamë makina e autorëve nuk ishte e vetmja që u bë shoshë nga plumbat.
Pasi plumbat nuk kursyen as makina të rastit që u ndodhën aty në lëvizje, apo duke pritur të afërmit e tyre që po ktheheshin nga fluturimi i radhës.
Këtë herë vetëm fati i mirë ishte më ta dhe nuk i ktheu në viktima sikurse kishte ndodhur në raste të ngjashme ku nga ekspertiza e parë në vendngjarje, u konfirmuan 89 plumba të qitur drejt makinës ‘Mercedes Benz’ me të cilën udhëtonin Dani dhe Shaljani. 

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ndër të tjera u gjetën të fiksuara, si dhe u administruan në cilësinë e provës materiale 82 copa gëzhojë armë zjarri kalibër 7.62 mm, me kapsollë të goditur, të qëlluara ndaj automjetit të markës ‘Mercedes Benz’ me targa me AB 099 UO. 

Automjet që rezultoi i dëmtuar pothuajse në të gjithë sipërfaqen e tij me vrima tejshpuese si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave të armëve të zjarrit. 

Pasi u bë verifikimi i automjetit ‘Mercedes Benz’ me të cilin udhëtonin viktima Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani, si dhe dëmtimeve tejshpuese që kishte marrë makina me të cilën ata lëviznin, grupi hetues konstatoi dëmtime edhe në fasadën e jashtme (xhamit dhe pllakave) të disa subjekteve private, ku në oborrin përballë zyrës së një kompanie që merret me dhënien e makinave me qira u gjetën dhe u fiksuan disa bërthama predhe. Ashtu si edhe në fasadën e një hoteli pranë vendit të ngjarjes. 

Një nga këta drejtues mjetesh që ra pre e atentatit ishte dhe M. T.
Makina e të cilit mori disa plumba, ndërsa ai po priste nënën dhe tezen e tij, të zbrisnin nga fluturimi i radhës, që për koicidencë ishin në të njëjtin avion me viktimat, që edhe ato udhëtonin nga Barcelona drejt Tiranës. 

“Si pasojë e të shtënave të shumta një nga predhat ka dëmtuar edhe pjesën e pasme, të anës së shoferit, të automjetit të markës Volksëagen, që drejtohej nga shtetasi M. T., cili po lëvizte aty për të shkuar në Aeroportin e Rinasit”, thuhet në dosje.

M.T tha për grupin hetues se ai u tremb aq shumë nga të shtënat, sa nga frika nuk kuptoi se makina e tij kishte marrë disa plumba.

Por ashtu i frikësuar siç ishte, kishte lëvizur për disa metra, derisa ishte ndjerë më i sigurt.
Për fatin e tij të mirë, ashtu edhe të familjarëve të tij, ata nuk ishin ngjitur ende në automjet.
Pasi siç do të shikohet edhe më tej, predhat e armëve të zjarrit, kishin depërtuar deri në brendësi të makinës. 

“Rreth orës 13:10 unë u nisa nga Elbasani në drejtim të aeroportit të Rinasit, Tiranë
me qëllim për të marrë familjarët e mi (nënën dhe tezen) që po ktheheshin nga Barcelona.
Rreth orës 14:12, unë mbërrita në Rinas dhe e parkova automjetin tim të markës Volksëagen, model Passat në një parking jashtë një hoteli dhe qëndrova brenda në automjet me bllokazh. Por ndërsa po prisja familjarët e mi dëgjova disa zhurma (krisma) të njëpasnjëshme dhe për shkak se u tremba ula kokën dhe vazhdova lëvizjen me automjetin tim për rreth 30-40 metra në drejtim të Tiranës.
Pasi ndalova dhe zbrita nga automjeti pashë që u afruar shumë njerëz, të cilët pyesnin njëri tjetrin se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment unë pashë se makina ime kishte marrë dy dëmtime (vrima)”, ka rrëfyer ai.

M.T tha më tej se ai nuk e kishte parë skenën e krimit, pasi në çastin që autorët po qëllonin drejt automjetit ‘MercedesBenz’, ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ai kishte qenë duke parë telefonin. 

“M.T tha për grupin hetues që në momentin që dëgjoi të shtënat ai ishte duke parë në telefon dhe nuk i kishte konstatuar veprimet e autorëve.
Gjatë kqyrjes fillimisht të automjetit të tij u evidentuan dy dëmtime si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave me armë zjarri si dhe u gjet edhe një këmishë predhe si ato të armëve të zjarrit. 

Ndërsa gjatë rikqyrjes së këtij automjeti në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë e mundur nxjerrja e një tjetër bërthame predhe me ngjyrë gri”, thuhet në dosje. 

Një nga dëshmitarët okularë që u pyet në lidhje me ngjarjen ishte edhe A. Z., i cili në momentin kur po zhvillohej dinamika e atentatit ndodhej në zyrën e tij në kompaninë ku ishte i punësuar, aty ku nga ku mundi të shikojë të gjithë zhvillimin e dinamikës së krimit. 

“Unë isha i ulur në tavolinën e zyrës sime të punës në kompaninë ku jam i punësuar, kur dëgjova një kërcitje të fasadës së xhamit.
Fillimisht mendova se këto zhurma vinin si pasojë e punimeve që po kryheshin në aeroport.
Por pasi u ngrita pashë të parkuar në rreth rrotullim, në anën tjetër të rrugës, nga krahu i terminalit të vjetër, një automjet të markës ‘Toyota’, në dukje gjysëm fuoristradë, me ngjyrë të errët, nga e cila zbritën dy ose tre persona të maskuar dhe të armatosur të cilët filluan të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të një automjeti ‘Mercedes Benz’ me ngjyrë të bardhë. Aty pashë po kështu se njëri prej autorëve rrëshqiti tek bari i rrethrrotullimit, por më pas të gjithë hipën në automjetin ‘Toyota’ dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. 

 

Next Post
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In