Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosovës po i kanoset një rrezik nga Rusia.
Kurti në një ligjëratë online, të cilën e ka mbajtur të hënën për studentë të Universitetit të Harvardit, ka thënë se në tri vitet e fundit ishin dy tentim grusht shteti në rajon, të organizuara nga Rusia, përcjellin mediat e Kosovës.
“Kosova rrezikon një tentim puci nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po do rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë ligjëratës së tij.
Kurti ka folur edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.
Cfare legjendimi! I djallezuari, tentim-grusht shteti konsideron largimin e tij te pritshem nga qeverisja. Pse duhet te te largoje Rusia kur je i konfirmuar si antiamerikani me spikatur ne rajon! Apo Rusia punon per SHBA?! Tallu e manipulo kosovaret e shkrete o anarkist delirant!