Një 85 vjeçare me iniciale B.B i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte.
Policia në një njoftim për media bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Unazën e Re, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetën në vend.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasja B. B., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r