• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

83-vjeçari rrëzon historinë: Këshilltarët e Hekalit u vranë për hakmarrje

by A R
01/11/2015 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 83-vjeçar nga Gorishova e Mallakastrës ka hedhur poshtë variantin zyrtar të vrasjes së këshilltarëve të Hekalit.

Në një intervistë me “Gazeta Shqiptare”, 72 vjet pas ngjarjes, Bajram Kalemaj, 10 vjeç në atë kohë, thotë se këshilltarët u vranë për hakmarrje nga një tregtar dhe se ngjarja nuk kishte lidhje me politikën.

“Kam qenë 10 vjeç kur janë pushkatuar 11 hekaliotët pas godinës italiane në fshatin tonë. Ata nuk u vranë nga gjermanët apo ballistët, por nga një banor i zonës sonë.

Isuf Hasani ka qenë një banor i Rromsit. Ai ishte i kamur, por kishte influencë në fshatrat tona. Nuk bënte pjesë as me ballin dhe as me partizanët. Hasani merrej me tregti dhe shikonte punën e tij, nuk i bënte keq askujt. Disa ditë para ngjarjes, disa hekaliotë vranë dy vëllezërit e Isufit teksa po punonin në tokat e tyre. Isuf Hasani, në shenjë hakmarrjeje shkoi në fshatin Hekal me të afërmit e të njohurit e tij dhe mori 11 persona që dyshonte se i kishin vrarë vëllezërit. Pasi i lidhi për duarsh të gjithë që të mos iknin, në darkë i futi në një kasolle dhish në fshatin Rroms, disa kilometra larg fshatit tonë”.

Kalemaj thotë më pas se Isufi i pushkatoi hekaliotët në Gorishovë.

“Banorët e fshatit Rroms i thanë Isufit që të largohej prej andej me 11 hekaliotët që i mbante lidhur dhe të mos i vriste aty, sepse do hakmerreshin e do vrisnin të pafajshëm. Kështu që në mëngjes herët, Isufi me ata që e shoqëronin i morën 11 hekaliotët dhe i sollën në fshatin tonë, në Gorishovë.

Ata i pushkatuan pas një godine të vjetër.

Isufi, meqenëse nuk e dinte me saktësi se kush ia vrau dy vëllezërit, i mori të 11 dhe i vrau që të mos kishte njeri të hakmerrej ndaj tij. Dhe këtë nuk e them vetëm unë, por edhe banorë të tjerë të zonës”.

Kalemaj shton edhe se Isuf Hasani “iku nga fshati dhe shkoi në Amerikë. Jetoi deri në vitin 1992, por asnjëherë nuk erdhi në Shqipëri”.

Next Post

Xhafaj, kryetarët e gjykatave pa arsimin e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In