Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sot në Kuvend duke iu përgjigjur kritikave të opozitës në Parlament në lidhje me gjendjen e krimit në vend.
Sipas Lleshajt, “fenomeni i kanabisit ka marrë goditje të pakthyeshme, dhe viti 2010 do jetë viti i thellimit të kësaj lufte për ta crrenjosur këtë fenomen që e ka goditur vendin që në vitin `90”.
Ministri Lleshaj tregoi se rritja e çmimit të kanabisit tregon efektivitet të punës së policisë.
“Gjendja e rendit dhe krimit është në paramatrat më të mirë historik. janë goditur në 2019 24 grupe kriminale në krahasim me 12 në vitin 2018, janë kapur 204 persona nga 108 të një viti më parë. Niveli i zbulueshmërisë është i rritur e s’pranoj kurrsesi opinionin tuaj zoti Maliqi se shumica e ngjarjeve kriminale janë të pazbuluara.
Fenomeni i kanabisit ka marrë goditje të pakthyeshme, dhe viti 2010 do jetë viti i thellimit të kësaj lufte për ta crrenjosur këtë fenomen që e ka goditur vendin që në vitin `90.
Sasia e kapur jashtë Shqipërisë se kanabisit eshte tregues për rritjen e luftës kundër kanabisit, cmimi i kanabisit e kanë rritur në nivele të panjohura në 30 vitet e fundit në 800 euro për kg, që nënkupton që furnizimi është reduktuar në mënyrë te jashtëzakonshme, gjë që ka cuar në rritjen e cmimit të kësaj lënde narkotike duke treguar efektivitet të punës së policisë”, tha Lleshaj.
Duke folur edhe per protestat e dhunshme te opozites nje vit me pare, Lleshaj tha:
“Është fatkeqësi dhe turp i madh për këdo që merr e ballafaqon fëmijë e gra e pleq përpara policisë, policia kurrë s’do angazhohet me forcë kundër qytetarëve të saj, grave e fëmijëve, është aty për t’u angalzhuar me forcë ndaj atyre që shkeklin ligjin e bëjnë krime”.
g.kosovari