• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

80% e zjarreve me dashje, Premçi: Ligji, më i ashpër me zjarrvënësit

by
07/08/2015 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

80% e zjarreve me dashje, Premçi: Ligji, më i ashpër me zjarrvënësit

Vendi është përfshirë këtë verë të nxehtë nga një mori zjarresh, më i madhi prej të cilëve zgjati 48 orë. Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi sqaron se situata është përballur më së miri.

“Kanë qenë thuajse 3-4 vatra zjarri në ditë, me përmasa të mëdha në relievin malor dhe kodrinor të vendit, duke filluar nga Melgusha e Shkodrës, Thethi, Shëngjini, Kakariqi, zona e Mallakastrës dhe Lushnjes. Me mjetet dhe operacionet tokësore, Emergjenca Civile ka marrë të gjitha masat, në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë dhe ka mundësuar fikjen e zjarrit që zgjati më shumë, 48 orë”, thotë Premçi.

Më shumë se 80 për qind e zjarreve kanë qenë me dashje, vijon Premçi, por jo të qëllimshme. “Mbi 80 për qind e rasteve janë me dashje, por duhet bërë një dallim: zjarri me dashje dhe ai me qëllim. Unë mund të djeg mbeturinat në fund të fermës time për të djegur bimësinë e keqe dhe këtë e bëj me dashje. Por unë nuk kam qëllim në vetëvete që të djeg ullishtet apo fermat e të tjerëve”, thotë Premçi.

Kreu i Emergjencave i kërkon policisë pyjore të vendosë gjoba për çdo fermer që ndez zjarre dhe të jetë më e ashpër në zbatimin e ligjit.

“Strukturat e Ministrisë së Mjedisit, qoftë Policia Pyjore, apo Inspektoriati i Mjedisit duhet t’i ndëshkojnë me masa administrative të gjithë ata që ndezin zjarre, qoftë edhe në parcelat e tyre. Gjithashtu, ato duhet t’i denoncojnë të gjithë ata njerëz që ndezin zjarrin në pyje”, thotë Premçi.

Shqipëria i ka shpëtuar një përmbytjeje, të paralajmëruar së fundmi nga institucioni meteorologjik i Sllovakisë, ndryshe nga sa ndodhi në vendet fqinje.

“Ditët e fundit u prit edhe fenomeni i përmbytjeve për shkak të njoftimeve nga Qendra e Monitorimit në Sllovaki. Kryesisht ishte për Kosovën dhe Maqedoninë, ndërsa Shqipëria do varionte në rajone të veçanta nga 15 deri në 60 milimetra shi. U shfaq në zonën e Gramshit dhe Ersekës, por nuk pati dëme në të gjithë vendin. Madje, dëmet kanë qenë të papërfillshme në raport me atë që pritej dhe atë që ndodhi në Tetovë apo në Prishtinë”, shton Premçi.

Next Post

Dështimi me doganat, nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In