• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

8 vjet Pavarësi/ Kosova në festë dhe protestë, policia blindon Prishtinën

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetëvjetori i Pavarësisë do të shënohet me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës, e deri te dhurimi i gjakut.

Parakalimi në shesh përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve në shesh si dhe nga bendi muzikor i FSK-së.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, në orën 10:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, hap ekspozitën e librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.

Duke filluar nga ora 11:00 bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, ndërkohë që vetëm një orë më pas, në orën 12:00 bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

Në orën 12:00 do të ketë aktivitet kulturor. Ansambli “Shota” do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

Ndërkaq, në orën 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.

Sa i përket bashkangjitjes së komunave në këto aktivitet, Qeveria ka njoftuar se të gjitha komunat në orën 09:00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës.

Po ashtu, në ora 10:00, kuvendet komunale të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.

“Më datë 17 shkurt 2016, delegacionet e larta të institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Kabineti Qeveritar, do të bëjnë homazhe tek varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve. FSK do të angazhojë pjesëtarët e saj tek varrezat dhe komplekset e dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, për të shënuar Ditën e Pavarësisë, përveç seancës solemne të Kuvendit Komunal në orën 09:00, do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në orën 10:00. Po ashtu, duke filluar nga ora 11:00, komuna paralajmëron program artistik në Teatrin e Qytetit. Ndërsa, në Bulevardin e qytetit, nga ora 16:00 deri në orën 22:00 mbahet koncert për fëmijë e të rinj ku do të marrë pjesë edhe estrada e qytetit.

Ndërkaq, Komuna e Istogut ka njoftuar për aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Pavarësisë.

Komuna njofton se nga ora 10:00, fillon programi festiv për fëmijë në qendër të qytetit.

“Nga ora 11:00, Seancë Solemne me rastin e Tetë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Seancambahet në sallën e Kuvendit Komunal; Nga ora 11:30, koktej rasti; Nga ora 12:00, Homazhe –vendosje kurora luleshtek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog; Nga ora 12:30, homazhe dhe vendosje luleshtek varri i ish Kryetarit të Istogut Fadil Ferati; Nga ora 13:00, Programi festiv me këngë e valle në qendër të qytetit në Istog”, thuhet në njoftimin paraprak të komunës.

Në Komunën e Lipjanit njoftohet se do të dhurohet gjak në fshatin Kraishtë. Aksioni do të fillojë nga ora 11:30 – 16:00 në Xhaminë e Fshatit.

Ndërkaq n ga Komuna e Mitrovicës njoftojnë se “me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë 17-Shkurtit, DKRS dhe DIEMS, përkatësisht Sektori për Dëshmorë e Invalidë të Luftës dhe Viktima Civile, në bashkëpunim e koordinim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në shenj nderimi dhe respekti për heronjtë dhedëshmorët e komunës, ka paraparë të bëhen homazhe dhe vendosjen e organizuar të buqetave të luleve. Homazhet dhe vendosja e buqetave me lule të freskëta, do të fillojnë në ora 10:00, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, për të vazhduar më pastaj tek shtatoret e dëshmorëve Avni Shabani, Artim Jashari, Safe Boletini dhe tek shtatoret e heronjve Isa Boletini, Shemsi Ahmeti dhe Mehë Uka”.

Policia blindon Prishtinën

Policia e Kosovës, që nga mëngjesi ka filluar përgatitjet mbarëvajtjen e protestës së sotme të organizuar nga opozita.

Pothuajse në çdo objekt të ministrive shihen policë duke qëndruar pranë.

Disa burime të Gazetës Express tregojnë që policët janë duke qëndruar edhe tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Protesta e Opozitës fillon sot prej orës 14:00.

Next Post

Shkarkimi i Canit, deputetja e LSI ironzion: Impulse të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

January 6, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Berisha, pengesë për bashkimin e PD”/ Analisti: Skandalet janë të mëdha!

January 6, 2026
Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

January 6, 2026
Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

January 6, 2026
Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

January 6, 2026
Rrëfimi prekës e plot dhembje i një nëne, tregon historinë e humbjes së pesë fëmijëve: I kërkoja nëpër varreza…

Rrëfimi prekës e plot dhembje i një nëne, tregon historinë e humbjes së pesë fëmijëve: I kërkoja nëpër varreza…

January 6, 2026
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

January 6, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

January 6, 2026
Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In