• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

8 vjedhje në biznese të ndryshme, arrestohen dy “skifterët” në Tiranë

by A R
20/02/2023 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës për vjedhje.

Mësohet se dy 31-vjeçarët kishin vjedhur 8 herë brenda dy muajve në subjekte të ndryshme në kryeqytet. Të dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Është proceduar në gjendje të lirë dhe një person tjetër pasi përvetësoi sendet e vjedhura, ndërsa janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Cactus”. 

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të ndodhura gjatë muajve janar dhe shkurt 2023. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të dy me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre për vjedhje.  

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, pasi përvetësoi sendet e vjedhura. Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cactus”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:  

– S. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve; 

– A. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.  

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh, në kohë dhe në vende të ndryshme, 8 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.  

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë punës hetimore, kanë dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas, gjatë muajve janar dhe shkurt, kanë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe sende të ndryshme, në 8 subjekte (biznese) të ndryshme, në Tiranë.  

Në vijim të veprimeve, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka përvetësuar sendet e vjedhura nga këta shtetas.  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.  Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar.

/a.r

Next Post
Dyshimet për atentat në Elbasan, arrestohet kunati i Alibejt dhe Arsen Preçi. Policia gjen dy mjete greke identifikimi

Dyshimet për atentat në Elbasan, arrestohet kunati i Alibejt dhe Arsen Preçi. Policia gjen dy mjete greke identifikimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In