• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

8 tonë drogë në Ankona, Shqipëria kërkon tahografin e kamionit

by A R
18/04/2017 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria hedh dyshime se 8 ton drogë të sekuestruar në Ankona, mund të jenë ngarkuar në Shqipëri.

Për të provuar këtë, ata i kërkojnë homologëve italianë, tahografin e kamionit që u bllokua me drogë në Itali. Tahografi është një pajisje, e cila montohet në bordin e një pjese të mjeteve rrugore, dhe shërben si pajisje regjistruese, për matjen e kohës së punës dhe shpejtësisë së lëvizjes së mjetit.

Prokurorët kanë zbuluar se mjeti i drejtuar nga Zoran Stanojovski, e ka përshkruar rrugën nga pika doganore e Qafë-Thanës deri në portin e Durësit për më shumë se 6 orë e 30 minuta.

Sipas pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, kamioni ka dalë rreth orës 9:00 të mëngjesit, të datës 5 shkurt. Mjeti me 8 ton drogë është paraqitur në portin e Durrësit në orën 15:30 minuta, pra pas 6 orësh e gjysëm.

Hetuesit llogarisin se 146 km rrugë, kamioni duhet t’i kishte përshkruar për 3 orë. Dyshimet janë se në këto 3 orë të tepërta kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë brenda territorit shqiptar.

Ky dyshim është përforcuar edhe pas sekuestrimit të pamjeve filmike të skanerit që ndodhet në Qafë Thanë, të mbajtur nga kompania private, ku ndër të tjera thuhet se kamioni ishte bosh në hyrje nga Maqedonia në Shqipëri. Ky fakt, i mbajtur nga punonjësit e skanerit, ka shtyrë avokatët e të arrestuarve të kontestojnë hetimet e prokurorisë. Sipas tyre, nëse kamioni ka hyrë bosh në Shqipëri, pse janë arrestuar punonjësit e policisë dhe doganës së Qafë Thanës për këtë fakt, pyetje për të cilën pritet të marrin përgjigje gjatë mesditës së mërkurë, kur klientët e tyre do të dalin para Gjykatës për vleftësimin e masave të sigurisë.

Për kalimin e kamionit me 8 ton hashash drejt Italisë me urdhër të prokurorisë janë arrestuar në Shqipëri 22 persona, mes tyre punonjës policie, doganier dhe agjentë doganore të kompanive private. /ABCNews/

Next Post
Nata magjike në Champions, Real mposht Bayern, Atletico kalon në Angli

Nata magjike në Champions, Real mposht Bayern, Atletico kalon në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In