• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“8 pacientë të vegjël me COVID po trajtohen në spital”/ Shefja e Infektivit Pediatrik: Ja si është gjendja e tyre, prindërit të kenë kujdes

by Java News
09/09/2020 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri koronavirusi ka shfaqur komplikacione dhe tek fëmijët. Aktualisht tetë pacientë të vegjël, disa dhe me sëmundje të tjera, tregon shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Gjeorgjina Kuli  po trajtohen në pavionin  e hapur për Covid 19.

“Kemi edhe fëmijë të shtruar momentalisht me forma të komplikuara, me përfshirje të mushkërive. Apo fëmijë që janë infektuar nga koronavirusi, por që kanë sëmundje kronike si sëmundje të mushkërive, astmë, fibrozë etj. Kemi 8 fëmijë të shtruar në pavionin e koronavirusit, dy prej të cilëve janë me terapi, me oksigjen, por jo në kushte për kalimin në repartin e terapisë intensive”, shprehet Kuli.

Megjithkëtë pjesa më e madhe e të infektuarve të vegjël e kanë kaluar lehtë ose pa shenja klinike koronavirusin.

Në gjashtë muaj pandemi  276 fëmijë  nga 2 muajsh deri në 14 vjeç janë konfirmuar me Sars Co V 2.  Mjekja infeksioniste mendon se  numri i të prekurve mund të jetë më i lartë, por aktualisht pozitivë janë vetëm rreth 17% e tyre.

 “835 janë shëruar, pjesa tjetër 17% janë ende aktivë. Mendoj se ky numër mund të jetë pak më i madh sepse këta janë fëmijët e testuar. Zakonisht në rastet që kemi pasur, fëmijët e kanë marrë në familje”, thotë ajo.

Me hapjen e shkollave rritet dhe mundësia e transmetimit të virusit.  Shefja e Shërbimit Infektiv për Fëmijë  këshillon respektim rigoroz të masave anticovid në shkolla dhe vëmendja e veçantë nga ana e prindërve.

“Prindërit në shtëpi patjetër duhet që çdo mëngjes duhet të termometrojnë fëmijët. Nëse fëmija ka temperaturë të mos bëjmë justifikime amatore u ftoha nga kondicioneri, por duhet të njoftojë mjekun e familjes”, thotë Kuli.

Koronavirusi sipas mjekëve do vijojë të jetë mes njerëzve deri në daljen e një vaksine dhe  izolimi i mëtejshëm do të shoqërohej me pasoja të rënda psikologjike tek fëmijë prandaj e vetmja gjë që mund të bëjmë thonë specialistët është përshtatja me  situatën e re që po jetojmë.

g.kosovari

Next Post
Pas protestave dhe denoncimeve në rrjet/ Partia Republikane në SHBA fshin postimin anti-shqiptar

Pas protestave dhe denoncimeve në rrjet/ Partia Republikane në SHBA fshin postimin anti-shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In