• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

8-mujori/ Shpenzimet kapitale, 10 % më pak se plani

by A R
23/09/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomisë i kanë munguar në tetë muajt e parë të këtij viti rreth 3.2 miliardë lekë, apo 23 milionë euro, që nuk kanë arritur të hidhen në qarkullim për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave etj.

Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale për 8 mujorin ishin 28.8 miliardë lekë, nga 32 miliardë lekë që ishte plani fillestar i vitit, duke qenë rreth 10% më të ulëta. Megjithatë, në gusht, realizimi i shpenzimeve kapitale ka qenë më i larti, jo vetëm i të gjithë muajve të 2016-s, por edhe të gushtit të pesë viteve të fundit.

Në tre vitet e fundit (2014-2016), niveli i shpenzimeve kapitale për 8 mujorin ka mbetur në nivelin e 27-29 miliardë lekëve, duke qenë shumë më i ulët se në 2012-2013.

Nga grafiku, shihet se në 2013-n, që ka qenë një vit elektoral, ka pasur një sfazim të realizimit të shpenzimeve kapitale, sipas muajve, teksa ato kërcyen në prill, përpara zgjedhjeve të qershorit, për t’u reduktuar pas periudhës tranzitore të ndryshimit të qeverisë.

Por, edhe pas formatimit të kabinetit të ri qeveritar, niveli i shpenzimeve kapitale mbeti i ulët. Në 2014-2015, investimet kapitale kaluan nga Ministria e Financave në atë të Ekonomisë dhe ky tranzicion çoi në një ngërç të realizimit të tyre. Në 2016-n, investimet u rikthyen sërish në Ministrinë e Financave.

Mosrealizimin më të madh të shpenzimeve kapitale e kanë përgjithësisht ato me financim të jashtëm, për shkak të vonesave në disbursimin e fondeve.

Sa u përket investimeve në vitin 2016 sipas zërave 21 mld lekë janë planifikuar për ndërtim dhe rikostruktim rrugësh, 5 mld lekë për investime në energji (përtej investimevë të vetë kompanisë) dhe për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve rreth 10,5 mld lekë raporton Monitor.

Me gjithë fondet në ulje vit pas viti, edhe ato nuk po mund të realizohen. Qeveria e ka shndërruar në traditë shkurtimin e fondeve të investimeve në mes të vitit. Edhe këtë vit plani i investimeve publike shkurtoi fondet për këtë zë. Por gjithashtu nuk ka edhe një përdorim eficient të tyre.

10% e investimeve publike pëtë këtij viti qeveria i ka parashikuar për administratën, në blerje pajisjesh, mobilime zyrash si dhe kompjuterë./a.m.

Next Post
Bisedat erotike/ Kush është vajza që foli në emër të deputetes shqiptare

Bisedat erotike/ Kush është vajza që foli në emër të deputetes shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In