Basha publikon foton e ëmbël të vajzave, kartolina speciale për Aurelën: Gëzuar nga familja jonë të gjitha vajzat dhe nënat.
Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar për herë të parë një foto të vajzave të tij, Dafinës dhe Viktorias teksa ato po shkruajnë një urim special për mamin e tyre, Aurela Bashën, për 8 mars.
“Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN”, shkruan Basha krahas fotos së vajzave.
Në fotot e postuara nga kreu demokrat përveç vajzave shihet dhe një kartolinë që ato kanë shkruajtur për të uruar mamin e tyre për 8 Mars, që është Dita Ndërkombëtare e Gruas.
“Gëzuar 8 marsin mami të duam shumë. Dafina dhe Viktoria”, shkruajnë vajzat në kartolinën e përgatitur për Aurelën, gruan e kreut demokrat.