• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

8 fakte të mahnitshme rreth trurit të njeriut

by
29/06/2015 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
  1. Kim Ung-Yong, personi me koeficientin më të madh të inteligjencës

Kim Ung-Yong, 51-vjeçari nga Koreja, është burri i cili di të përdorë më mirë trurin e tij. Vetëm pas 8 muajve nga lindja e tij ishte në gjendje që të kuptonte algjebrën. Ka qenë një fëmijë i lindur me “këmishë”, i bekuar, i mrekullueshëm, derisa u regjistrua në Librin e Rekordeve Gines, për inteligjencën e tij. Ai frekuentoi universitetin që në moshën 4 vjeç dhe u diplomua kur mbushi 15 vjeç. Ndërkaq, ai është edhe një piktor dhe një poet i talentuar.

2.A kanë rëndësi përmasat?

Ekzistojnë zëra që thonë se përmasat e trurit nuk kanë rëndësi, duke marrë shembull Anshtajnin, i cili kishte një tru vetëm 1.230 gramë, shumë i vogël në krahasim me peshën e trurit të mesëm të një të rrituri (1.400 gramë). Ndërkohë, sipas një studimi tjetër thuhet sesa më e madhe të jetë koka jonë aq më inteligjentë jemi. Gjithashtu duket se njerëzit me kokë me majë janë më pak inteligjentë.

3.Përse qeshim? Askush nuk e di!

Deri më sot, askush nuk ka mundur që të zbulojë mekanizmin në tru i cili shkakton të qeshurën tonë. Por ama e vërteta e vetme mbështetet në atë të pavullnetshmen: vetëm qeniet njerëzore janë të prirura për të qeshur dhe fëmijët fillojnë të qeshin, pasi mbushin 4 muaj nga lindja e tyre.

4.Truri është më aktiv kur fle

Duket se truri ynë punon si një kompjuter, në orët e gjumit, duke qëndruar vazhdimisht në funksion. Këtë gjë është zbuluar nga një studim i kryer prej Universitetit të Los Axhelesit. Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë arkivon kujtimet pa u ndalur asnjëherë dhe vë në rregull informacionet e mbledhura gjatë ditës. Ndërkaq, ai preokupohet që të “fshijë” të gjitha të dhënat e panevojshme

5.Ndryshimet mes hemisferës së djathtë të trurit dhe asaj të majtë

Pjesa e përparme e trurit tonë siç e dini është e ndarë në dy hemisfera, ajo e majta dhe e djathta. Secila nga të dyja ka karakteristika dhe funksione të veçanta: pjesa e majtë kontrollon gjuhën, ndërsa ajo e djathta percepton imazhet. Ose ndryshe, në pjesën e majtë fshihet “inxhinieri” që është te ne, ndërsa në atë të djathtën “poeti”. Interesante është gjithashtu se pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë dhe e kundërta.

6.Truri i Anshtajnit u ruajt

A e dini se truri i Albert Anshtajnit u ruajt për më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ekspertë nga e gjithë bota vazhdojnë ta analizojnë, duke e reduktuar në fragmente. Duket se ky organ i tij, pavarësisht se ishte më i lehtë se mesatarja, kishte shumë rrudha, apo brazda: ku mund të kenë qenë këto të fundit ato të cilat përcaktonin inteligjencën jashtë të zakonshmes!

7.Në tru ka 100.000 kilometra enë gjaku

Truri ynë është i përbërë nga qindra miliarda neurone dhe shumë enë gjaku: nëse mund të bashkohen e të vihen të gjitha në një vijë të drejtë, ato do të arrinin në rreth 100 mijë kilometra gjatësi!

8.Truri nuk ndien dhimbje

Dhimbja cerebrale nuk ekziston! Në tru, nuk ka receptorë dhimbjeje. Ky është një nga motivet se përse kirurgët mund të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale në tru te një pacient që qëndron zgjuar. Kjo u lejon që të monitorojnë situatën dhe të sigurohen që mos të prishin asnjë funksion cerebral. /infoglobi/

Next Post

Shishet plastike nuk duhet përdorur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In