• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Dhjetori, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike

by Artur Ajazi
08/12/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ende dhe sot nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka 8 Dhjetori i Lëzivjes Studentore me Partinë Demokratike të krijuar dhe rrënuar, nga ata që sot nuk kanë brënda partisë tyre as lirinë dhe as demokracinë e mendimit dhe veprimit. Asnjëherë nuk e kam kuptuar (dhe jo vetëm unë por shumica e shqiptarëve) se çfarë lidhje kishin dhe kanë milionerët e Partisë Demokratike me 8 Dhjetorin e 1990, se çfarë e ka lidhur Sali Berishën me atë datë, kur në Qytetin Studenti u mblodhën mijëra studentë (dhe jo ish-komunistë) dhe kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre të drejta, nga ku më vonë edhe ndryshimin e sistemit politik. Dita e 8 Dhjetorit as ka patur dhe as nuk ka lidhje me asnjë prej figurave të sotme që janë në PD, madje shumica e atyre që besuan se “vërtetë erdhi demokracia” u flakën nga ajo parti dhunshëm, duke mos u lejuar as të kremtonin datën e caktuar çdo vit. Shumica e atyre që mbushin sot oborrin e PD në SHQUP, besojnë verbërisht se “8 Dhjetorin e solli Doktori, se 8 Dhjjetorin ka të drejtë ta festojë vetëm PD dhe askush tjetër”.

Me këtë ditë të bekuar të studentëve, Partia Demokratike ka luajtur siç ka dashur, e ka privatizuar pa asnjë të drejtë, duke bërë personazhe të saj ish-komunistë, ish-sigurimsa, ish-shërbëtorë të regjimit që kanë qarë me “oiii” kur ka vdekur Enver Hoxha dhe që pas 1992 u hodhën në rrjetën e Doktorit. Pothuajse çdo 8 Dhjetor, ish-drejtues dhe pinjollë të tyre në PD, kanë manipuluar gjithçka kanë mundur, duke mbajtur takime, konferenca, tubime dhe fjalime tallëse duke trukuar simbolikën dhe synimin e asaj dite, duke stimuluar me emra dhe mbiemra të atyre që atë ditë kanë qenë në zyrat e regjimit dhe që më vonë “dolën” se ishin në Qytetin Studenti. Dita e 8 Dhjetorit, nuk ka lidhje fare as me Berishën dhe as me Ilir Metën, nuk ka lidhje në asnjë gërmë të saj, as me Lulzim Bashën dhe as me Monika Kryemadhin, ndaj ka ardhur moment të ndahet “gruri nga krundja”.

Askush nuk mund të luajë me sakrificën e atyre qindra e mijëra studentëve që kishin idealin e tyre “lirinë dhe demokracinë si Europa” dhe jo pushtetin dhe pasurinë. Fatkeqësisht pas 8 Dhjetorit , në “fronin” e demokracisë u ngjizën ata që i kishin shërbyer me zell të madh regjimit të Enver Hoxhës, ata që nuk kishin lënë gjë pa spiunuar mes shokësh dhe miqsh, madje vullnetarisht, për të siguruar mbijetesën èë Tiranë. Ata që luajnë akoma dhe sot me 8 Dhjetorin, janë anëtarë të sektit më të pabesë ndaj lirisë dhe demokracisë në këtë vend, janë ata që është turp ti quash “drejtues dhe titullarë” dhe aq më keq akoma shtetarë. Kush ka baltosur 8 Dhjetorin, e di mirë se vendin e ka në koshin e mbeturinave të historisë të këtij vendi, dhe të tillë sot ka plot, madje një pjesë e mirë e tyre, po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve, politikës dhe vendit. Edhe sot pas afro 30 vitesh, 8 Dhjetori mbetet një simbolikë e njollosur nga duart e pista të politikanëve, nga goja e e helmuar e atyre që kanë sjellë veç fatkeqësi kur kanë qeverisur, duke mundur të shpëtojnë nga kusuret e tyre falë një drejtësie të molepsur keqas në afera të pista kriminale.

Çdo 8 Dhjetor shqiptarët kanë parë të ngjiten në tribuna, ajkën e korrupsionit dhe mëkatarët e pushtetit, tek bëjnë “moralistin, dhjetoristin, flamurtarin e demokracisë” kur duhej të ishin në galeritë e qelive. Në botën demokratike, data të tilla simbolike, përkujtohen nga të rinjtë, nga ata që ëndërrojnë dhe aspirojnë për të mbajtur të pastër lirinë dhe demokracinë në vendet e tyre, një eksperiencë e vyer për klasën e përmbysur të politikës së vjetër në Shqipëri.

Next Post
Erdogan: Brenda një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti

Erdogan: Brenda një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In