Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij. Ai shkruan se 32 vite më parë, lëvizja studentore vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në Europë.
Meta shtoi se sot të rinjtë duhet të angazhohen për të mbrojtur demokracinë që sipas tij është nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë!
Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”- shkruan Meta.
/s.f