• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

780 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe…/ Detaje nga operacioni antidrogë në Vlorë, policia: U zbuluan 2 “shtëpi bari”. Një në pranga

by S T
19/02/2025 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për operacionet që ka zhvilluar sot. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton ka finalizuar një operacion të suksesshëm për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, duke sekuestruar 780 bimë kanabis. Aksioni, i koduar “Indoor”, u realizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.

Gjatë operacionit, u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa Policia vijon hetimet për kapjen e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një shtetas u arrestua në kuadër të operacionit “Danger”, pasi lëvizte i armatosur. Ai është shtetasi Endrit Sadedinaj.

Konferenca e Policisë së Vlorës:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Eldion Çela, në konferencë për shtyp për aksionet intensive me qëllim goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike me llamba.

Përshëndetje të gjithëve,

Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë.

Jam bashkë me zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, Klodian Kondi, dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Vlorë, Elvis Peza, për të ndarë me ju dhe nëpërmjet jush me publikun, rezultatet e një pune të pandërprerë investiguese dhe gjurmuese, bazuar edhe në informacionet e ardhura nga qytetarët për goditjen e fenomeneve që cënojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bashkëpunimit shumë të mirë me agjencitë ligjzbatuese, si dhe koordinimit e mbështetjes nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sot në Vlorë u finalizuan dy operacione policore: së pari, për kapjen e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që qarkullojnë me armë zjarri dhe së dyti, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në kushte laboratorike me anë të llambave.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, u bë e mundur që në lagjen “Pavarsia”, pranë Lungomares, të kapej një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte i armatosur.

Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak.

Shtetasi E. S., në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar.

Po gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, është finalizuar operacioni i dytë policor i koduar “Indoor”.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Këto operacione janë një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të Policisë së Vlorës në luftën kundër elementëve kriminalë dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët. Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë dhe përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit po japin rezultate konkrete në evidentimin dhe goditjen e grupeve kriminale.

Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, shpërndarja e tyre në ambiente të ndryshme, qarkullimi me armë zjarri dhe goditja e trafiqeve të paligjshme janë prioritete të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Vlorës.

Që këto prioritete të përmbushen më së miri, nevojitet mbështetje akoma më e madhe e qytetarëve dhe përfitoj nga rasti t’i falënderoj për bashkëpunimin e mbështetjen e deritanishme dhe t’i ftoj sërish të vijojnë e forcojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të paligjshmërisë dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit.

Informacionet e sakta dhe të shpejta nga komuniteti dhe media janë një faktor kyç në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Kontrollet dhe operacionet e Policisë do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe goditjen e grupeve që cënojnë rendin dhe qetësinë publike.

Next Post
Balluku thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore, reduktojnë deri në 30% faturën

Balluku thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore, reduktojnë deri në 30% faturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

December 27, 2025
Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com