• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

78 vite nga masakra e 4 shkurtit, Bruçi dhe Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, synonte të mbulonte turpin e dështimit të operacionit gjerman

by A R
04/02/2022 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 78 vite nga masakra e 4 shkurtit, ku u vranë 84 persona dhe u burgosën qindra të tjerë nga pushtuesit gjermanë. Kjo masakër është cilësuar si ndër më të rëndat dhe sipas historianëve dhe jo vetëm, ishin ballistët ata që ndihmuan gjermanët në këtë ngjarje. Gazeta foli me disa mbështetës të luftës partizane dhe funksionarë të Partisë Komuniste më pas. Gjon Bruçi, Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, në një reagim për gazetën “Sot” ka dhënë mendimin e tij mbi masakrën e 4 shkurtit 1944. “Historiani veteran, Doc. Kadri Dingu, që ngjarjen e ka përjetuar në kohën kur ka ndodhur, midis të tjerave dëshmon: “Më 4 shkurt 1944, nën maskën e demagogjisë për “vëllavrasje”, të gjithë çakejtë e reaksionit shqiptar të bashkuar rreth bajonetave të okupatorit nazist gjerman, përgatitën vëllavrasjet, duke përdorur një terror të paparë, për të mbajtur me çdo kusht sundimin e tyre mbi popullin shqiptar…

E solla këtë fragment të shkrimit të historianit, edhe për shkakun se, edhe sot mbas 78 viteve nga ajo kohë, pinjollët e ballisto-kolaboracionistëve të kohës së luftës, duke përfituar nga ”demokracia hibride borgjeze” e instaluar në vendin tonë, kërkojnë të marrin revanshin dhe të përmbysin historinë e lavdishme të LANÇ të popullit shqiptar, me synimin të shpërlajnë sa është e mundur turpin e pashpërlarshëm të baballarëve të tyre, të cilët u bashkuan me hasmin e Shqipërisë dhe të të gjithë popujve të botës, duke “siguruar” një varr të përbashkët me pushtuesit nazifashistë”, është shprehur ai.

Bruçi ka deklaruar se është e faktuar se ishin ballistët ata që mbështetën gjermanët në këtë masakër. Ai ka nxjerrë dhe emrat e atyre që sollën vrasjet dhe arrestimet. “Tashmë është vërtetuar edhe me dokumentet e ish-pushtuesve se, ashtu si pothuaj gjithë operacionet e nazifashistëve, edhe masakra e 4 shkurtit 1944, ishte një operacion i organizuar nga nazistët gjermanë, me anën e bishtit të tyre, qeverinë kuislinge, e cila kishte për Kryeministër Rexhep Mitrovicën, për Ministër të Brendshëm Xhafer Devën, dhe për “Ministër të Luftës”, Komandantin e Përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Kadri Cakranin.

Operacioni në fjalë, që nisi pasditen e datës 3 shkurt dhe mbaroi në mëngjesin e 4 shkurtit, ishte operacion safi ballisto-kolaboracionist, por i hartuar, miratuar dhe mbështetur nga Komandatura gjermane. Sebepi, ose më shqip, “mbulesa” propagandistike e kolaboracionisto-ballistëve dhe eprorëve të tyre gjermanë, ishin atentatet që komunistët dhe luftëtarët e LANÇ bënë në fundin e marsit dhe ditët e para të shkurtit kundër eksponentëve të nazizmit dhe të qeverisë kuislinge, siç ishte edhe tentativa për vrasjen e ministrit kuisling, Xhafer Deva”, tha ai.

Dështimi i operacionit gjerman

Sipas Bruçit, masakra e 4 shkurtit, mbi të gjitha kishte synim kryesor, të mbulonte turpin e dështimit të “Operacionit gjerman të dimrit 1943-44”, dhe të terrorizonte popullsinë e kryeqytetit, dhe jo vetëm atë, për ta shkëputur nga mbështetja që i jepte LANÇ me luftëtarë dhe me materiale. “Historiani i ri, Marenglen Kasmi, që është konsultuar me shumë dokumente për këtë ngjarje, midis të tjerave thotë se Xhjafer Deva, kishte moto: “Terrorin kundër terroristëve; Terrorin kundër anarkistëve; Terrorin kundër Nacional-Çlirimtares dhe simpatizantëve të saj. Ky përgjithësim, cilëson historiani, është më shumë se një “hakmarrje persionale”. Mbi të gjitha, ky operacion dhe kjo masakër, e organizuar nga pushtuesit gjermanë, me sejmenët e tyre, nuk ia arriti qëllimit për ta shkëputur popullin shqiptar nga lufta e tij çlirimtare”, tha ai.

Reagon Muharrem Xhafa

Por edhe ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, Muharrem Xhafa u shpreh se masakra e 4 shkurtit 1944 është një nga ngjarjet më të përgjakshme në historinë e vendit, duke shtuar se 84 personat u ekzekutuan me udhëheqje të pushtuesit gjerman. Në një reagim për gazetën “SOT”, Xhafa shtoi se kjo masakër kishte si qëllim largimin e popullit shqiptar me zjarr e terror nga rruga e LANÇ. “Masakra e 4 shkurtit 1944 shënon një ndër krimet më të përgjakshme të pushtuesve nazistë e kuislingëve shqiptarë kryer kundër popullit të Tiranës e gjithë Shqipërisë! Frymëzuar e udhëhequr nga pushtuesit gjermanë, masakrën e 4 shkurtit e

kryen kuislingët shqiptarë me në krye Xhaferr Devën, ministër i Brendshëm dhe Xhelal Staraveckën, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë! Regjimi kuisling synonte me masakrën e 4 shkurtit të largonte me zjarr e terror popullin shqiptar nga rruga e LANÇ-it, që udhëhiqte PKSH-në me në krye Enver Hoxhën dhe t’i siguronte qetësi pushtuesve gjermanë dhe vetes! Gjatë natës së 4 shkurtit 1944, ballistë, nazistë e kuislingë, mbështetur nga Qazim

Mulleti, prefekt i Tiranës, të tërbuar nga fitoret e LANÇ-it, kryen në Tiranë bastisje e krime makabre në shtëpitë e popullit dhe vranë brenda natës 84 veta: gra, burra, të rinj e të reja, komunistë dhe burgosën mbi 300 veta”, u shpreh Muharrem Xhafa.

/a.r

Next Post
Vdekja tragjike e Denisit, rrëfimi i nënës, Pranverës, dhe vargjet amanet të Dukës për djalin: “Shpirti im mbeti tek ty”

Vdekja tragjike e Denisit, rrëfimi i nënës, Pranverës, dhe vargjet amanet të Dukës për djalin: “Shpirti im mbeti tek ty”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In