• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“78 mandate i ke të marra”, aktorja bën ‘parashikimin’ e zgjedhjeve të 11 Majit: S’më gënjen filxhani…

by A R
07/05/2025 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja e njohur Delinda Disha ditën e sotme është bërë pjesë në takimin përmbyllës elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier.

Me nota humori, aktorja Disha ka ‘parashikuar’ se si do të bëhet Fieri pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit. Disha theksoi se të gjithë ata që janë larguar nga ky qytet do të kthehen, të punojnë dhe të investojnë atje, pasi do të ketë zhvillim të turizmit.

E sa i përket mandateve që PS do të fitojë në këto zgjedhje, aktorja shprehet e bindur se partia në pushtet do të marrë 78 mandate.

“Ta pashë filxhanin motra jote herën e parë, t’i gjeta të gjitha me porte, me aeroporte, me hekurudha, vetëm Shell-i na u vonua. A fillojmë më Fierin njëherë se e kam pikë të dobët. Filxhani thotë se Fierit, Antalya t’i marri të keqen, se ka për tu bërë nga Semani në Vjosë me resorte, me hotele dhe do të plasi një treg pune. Do të hapen kateringje, një industri e madhe zhvillimi. Më del edhe një “KP” mua këtu. Është Komuna e Parisit se atje e ndërtuan fierakët dhe do të kthehen të gjithë në Fier të punojnë dhe të investojnë se do të zhvillohet turizmi.

S’më gënjen filxhani mua zemra jo. Ja ku është edhe rruga e aeroportit. Ma ndan filxhanin në mes rruga e aeroportit mua, por kemi edhe një rrugë tjetër mo zemra. Është një rrugë blu. Kam përshtypje që kjo do jetë rruga që do të mbulojë komplet me Adriatik, me Jon. Tani ta lej cik këtë unë dhe të jap motra atë porosinë ty, nuskën e fitores. Ta dhashë herën e parë dhe tani me këtë do të fitosh.

Tani ta shtypim për mandatet se e di aty më qan mua zemra. O 77 ose 78 më dalin mua. Po 78 unë them i ke të marra e vdekur. E fundit filxhani më thotë që mandati i fundit të shoh atje në Bruksel, të ngresh flamurin më të bukur në botë”, shprehet aktorja Delinda Disha.

Në mbyllje të fjalës së saj aktorja e ‘zhveshur’ nga roli i fallxhores iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë për Partinë Socialiste, pasi vetëm kështu vendi mund të ecë përpara.

Next Post
Sa mandate do të marrë PD? Rama në “Real Story”: Bufi nuk e bën dot vezën e Lulit…

Sa mandate do të marrë PD? Rama në "Real Story": Bufi nuk e bën dot vezën e Lulit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

December 29, 2025
Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

December 29, 2025
Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

December 29, 2025
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com