• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

by A R
09/04/2026 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, më 9 prill, u rrëzua me 77 vota kundër kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike, për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar propozimin e projektligjit për uljen e taksave të naftës.

Pas votimit në Parlament, deputeti Gazment Bardhi reagoi i revoltuar.

“Nuk bën sens votimi që sapo bëtë”, u shpreh Bardhi. Ai vazhdoi: “Nuk bën sens votimi që sapo bëtë. Është paketë ligjore me 2 projektligje. Ligji që bën pjesë në këtë paketë të shqyrtohet me 16 prill. Me çdo gjë kërkoni që opozita të jetë dakord me çdo gjë që bëni ju. Çfarë shqetësimi ju sjell ju që i gjithë projektligji që është një paketë të shqyrtohet me 16 prill?! Me çdo gjë që propozon opozita ju direkt votoni me karton të kuq.”

Pasi akuzoi mazhorancën se nuk kalon asnjë propozim të PD-së, Bardhi shtoi: “Ju keni edhe mungesën normale të etikës, që edhe një javë pasi keni votuar për ta rrëzuar, ia jepni një deputeti tjetër të mazhorancës ta propozojë dhe votoni të njëjtin propozim dy javë më vonë.”

Më tej ai shtoi: “Ju opozitën e trajtoni me urrejtjen më të madhe e jo si kundërshtar politik”.

I revoltuar reagoi edhe deputeti tjetër i PD-së Eno Bozdo. Ai e konsideroi situatën e krijuar një “Emergjencë kombëtare”, ndërsa ngriti akuza se “si asnjë vend tjetër në botë, qeveria jonë po pasurohet nga çmimi. Sepse po i fut në xhepin e vet”.

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi më pas sqaroi se pavarësisht rrëzimit të procedurës së përshpejtuar, projektligji i propozuar nga PD do të diskutohet “në datën 30 prill. Bëhet fjalë vetëm për 1 javë diferencë”.

Më herët gjatë diskutimit, Bozdo teksa propozoi projektligjin deklaroi se Shqipëria nuk i ka rezervat e sigurisë së naftës, ndërsa shtoi se shqiptarët e paguajnë dy herë taksën e qarkullimit.

“E vërteta e madhe ndërsa flasim në kulmin e krizës, është se Shqipëria nuk zotëron asnjë gram të rezervës së naftës, dhe pse legjislacioni shqiptar e ka të detyrueshme atë. Por qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr. Lutemi që kriza të mos thellohet më tej. Dhe të mos marrim asnjë urdhër për lirimin e rezerave të naftës. Jemi lakuriq para një krize ku vendet e tjera i kanë këto mekanizma. Projektligji hapi derën për ndërhyrje të menjëhershme për krizën energjetike. Ajo taksa e qarkullimit shqiptarët e paguajnë dy herë. Ose ndryshme taksa e karbonit, duke sjellë çmimin shumë të shtrenjtë. Nëse i eliminojmë këto taksa, mund të konkurrojmë me rajonin. Kosova e Maqedonia, vende pa det e tregtojnë naftën më lirë se Shqipëria.  Një tjetër mekanizëm i projektligjit është ajo që i jep mundësi Shqipërisë për akzicën e lëvizshme. Qeveria të mos pasurohet kur rritet çmimi i karburanteve”, ishin fjalët e Bozdos.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërsa fliste për çmimin e naftës, deklaroi se Shqipëria e blen këtë produkt në bursë. Sipas tij, kriza është globale dhe se qeveria po bën çdo gjë që problemin ta adresojë siç duhet.

“U tha se nafta në Shqipëri vjen më shtrenjtë këtu se në vende të tjera. Nafta është mall burse dhe blihet në burs. British Petrolium është kompani gjigande”, deklaroi ai.

Ai vazhdoi të thotë se qeveria po adreson saktë këtë krizë botërore për çmimin e karburanteve.

Next Post
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In