• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

76-vjetori i masakrës ndaj Çamërisë, Idrizi për draftin për minoritetet: Rama tradhtoi kauzën, të mos harrojmë të shkuarën

by Ardit Rada
27/06/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përkujtimin e 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, kreu i PDIU ka bërë thirrje që në këtë kohë tashmë dy popujt ai shqiptar dhe ai grek duhet të lënë pas të shikuarën dhe të jetojnë si fqinjë të mirë dhe të punojnë së bashku.

Shpëtim Idrizi i bëri thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis që të merrte shembull nga i ati, i cili në 1992 në bisedime me kryeministrin Meksi në atë kohë pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështjet pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi.

“Në radhë të parë ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremizmit grek. Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis,  babai i tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, në bisedime me kryeministrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait“, tha Idrizi.

Lideri i PDIU Shpëtim Idrizi në një fjalim të mbajtur me rastin e gjenocidit të Çamërisë bëri kritika ndaj qeverisë në lidhje me këtë çështje shumë delikate.

“27 qershori është dita e njohur nga parlamenti si data e gjenocidit grek. Gjysma e vendit është jashtë Shqipërisë politike dhe jemi i vetmi vend në botë që rrethohemi nga shqiptarët e Gucisë, Maqedonisë, Greqisë, Tuzit e Plavës. Si është e mundur që pushtetarët tanë bëjnë të paditurin?! Si është e mundur të harrojnë konceptin e pakicave kombëtare dhe të nxjerrin Shqipërinë me 9 pakica?!Shqipëria doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit ‘zonë minoritare’ është tradhti. Kombësia është jo si ndihesh, por siç je me fakte. Nëse është se si ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjermanë, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së”, tha Idrizi.

“Edi Rama tha më herët se do të bëjë për kauzën çame, por e tradhtoi. Ai tha ashtu sepse i duheshin votat e çamëve. PDIU ka qenë dhe mbetet me ata që duan Shqipërinë dhe shqiptarinë. Ky ishte një gjenocid i pashembullt në histori, kurse ne na ktheu në muhaxhir. Shpirtin e kemi në Çamëri. Ne nuk jemi muhaxhirë në histori, por ne jemi që në kohën e Homerit, të Pirros së Epirit, të Hasan Tahsinit, jemi me Mitrush Kutelin, me Ali Demin, Teme Sejkon etj. Mos e harroni Çamërinë se është gjaku ynë. Rroftë Shqipëria e bashkuar”, tha Idrizi në fjalën përmbyllëse.

/e.rr

Next Post
Barcelona i “fal” titullin Real Madrid, bën hap fals ndaj Celta Vigos

Barcelona i "fal" titullin Real Madrid, bën hap fals ndaj Celta Vigos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In