• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deklarimet e pasakta dhe mungesa e burimeve financiare rrëzuan Enkeledi Hajron

by Java News
02/08/2019 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica në trupën gjykuese arriti në përfundimin se ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro ishte përpjekur të fshehë pasurinë, ndërsa anëtarja Valbona Sanxhaktari rrëzoi në një mendim paralel disa prej gjetjeve.

Nga Edmond Hoxhaj, Birn

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari vendosën më 10 qershor 2019 të shkarkojnë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro me argumentin se nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e saj.

“Ajo është përpjekur të fshehë dhe të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të saj. Komisioni vlerëson se subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme krijimin e pasurive (gjendjet e likuiditeteve në llogari bankare dhe ato cash) dhe kryerjen e shpenzimeve përgjatë gjithë periudhës që ka ushtruar funksionin si gjyqtare,” thuhet në vendimin e KPK.

Në një mendim paralel, anëtarja Valbona Sanxhaktari rrëzon disa prej argumenteve të shumicës, ndonëse arrin në përfundim të njëjtë për vendimin e shkarkimit.  Ndërkohë, Komisioni rrëzoi pretendimet e subjektit për analizën financiare si dhe për faktin se pasuritë ishin krijuar para se ajo të emërohej si gjyqtare.

Problemi kryesor i gjyqtares Enkeledi Hajro lidhej me një apartament me sipërfaqe 85 m2, të blerë në Tiranë në vitin 2007 përmes një kontrate që tregon çmimin 82 mijë euro. Sipas Komisionit, pasuria e mësipërme është deklaruar në vlera të ndryshme ndër vite dhe se subjekti kishte mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e tij.

“Në deklaratën periodike të vitit 2007 ka pasqyruar si vlerë të blerjes së këtij apartamenti shumën 82 mijë euro, në deklaratën periodike për vitin 2009 vlerën 70 mijë euro, në deklaratën periodike për vitin 2014 ka deklaruar vlerën 70 mijë euro dhe se kredia është blerë nga “BKT” në vlerën 8,600,000 lekë,” thuhet në vendimin e KPK-së.

Në deklaratën “veting” apartamenti është deklaruar sërish në vlerën e 82 mijë eurove dhe Komisioni ka arritur në përfundimin se subjekti kishte mungesë burimesh për justifikimin e pronës.

Gjyqtarja Enkeledi Hajro ka deklaruar para Komisionit se vlera reale e apartamentit ka qenë 70 mijë euro dhe se me palën blerëse është arritur në marrëveshje që në kontratë të shkruhej vlera 82,000 euro, me qëllim kreditimin e plotë të blerjes nga banka dhe jo 70% të shumës.

“Sikurse kam sqaruar, vlera reale e blerjes së apartamentit është 70,000 euro sikurse e kam deklaruar edhe në deklaratat periodike që kam bërë ndër vite, ndërsa deklarimi në përmbajtje të deklaratës “vetting” tregon vlerën e pasqyruar në kontratë…,” ka deklaruar për KPK-në Hajro, duke referuar edhe statementin bankar të pagesës prej 70 mijë eurosh.

“Prandaj ritheksoj se nuk e kam disponuar asnjëherë shumën prej 12,000 eurosh dhe as kam paguar më shumë se 70,000 euro për blerjen e apartamentit,” ka shtuar ajo.

Shumica e trupës gjykuese nuk janë bindur nga pretendimet e gjyqtares Hajro dhe konkludojnë se ajo është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë këtë pasuri. Por anëtarja tjetër e trupës gjykuese, Valbona Sanxhaktari argumenton se hetimet provuan se apartamenti ishte blerë në shumën 70 mijë euro dhe ishte vlerësuar gabimisht nga shumica në vlerën e 82 mijë eurove.

“Statementi bankar lëshuar nga ‘Alpha Bank’ provon bindshëm pagesën në formë transferte bankare bërë kundrejt familjes K.. Arritja e një marrëveshjeje lidhur me çmimin e kontratës, me qëllim që banka të debitonte vlerën e përcaktuar sipas ofertës bankare, në vetvete nuk përbën ndonjë shkelje të dispozitave urdhëruese, ajo është një marrëdhënie private mes palëve,” arsyeton Sanxhaktari.

Komisioni ka identifikuar mungesë të burimeve të ligjshme edhe në blerjen e një automjeti tip “Hyndai” në vitin 2010 për shumën e deklaruar 20 mijë euro nga ana e bashkëshortit të Hajros. Si burim krijimi i kësaj makine janë pasqyruar edhe të ardhurat e përfituara nga shitja e një makine tjetër tip “Scoda” dy vite më vonë, në 2012-ën. Sipas Komisionit, nuk është arritur të provohet përfitimi i vlerës 5210 euro nga shitja automjeti tip “Scoda”në vitin 2012 dhe se blerja e kësaj pasurie të luajtshme nuk është pasqyruar në deklaratën vjetore periodike.

Lidhur me automjetin tip “Scoda”, Hajro ka deklaruar para Komisionit se në nëntor 2008 është lidhur kontrata për marrje me leasing në vlerën 10,000 euro, nga të cilat 3,000 euro janë paguar si kapital fillestar. Ajo ka shtuar se në korrik 2010 bashkëshorti ka parapaguar kapitalin e mbetur prej 5,210 eurosh duke shlyer plotësisht vlerën e mjetit. Ndërkohë, Hajro ka shtuar se shuma prej 5,210 eurosh është financuar nga motra e bashkëshortit, e cila e ka marrë në përdorim makinën dhe në datën 31 korrik 2012 dhe se ajo ka paguar edhe shumën prej 3,000 eurosh, duke fituar pronësinë mbi këtë mjet. Ndërsa për automjetin tip “Hyndai”, Hajro ka shpjeguar se është lidhur kontrat leasing me vlerë 20 mijë euro nga të cilat ka paguar fillimisht 9,000 euro dhe pjesën tjetër me këste”.

Ndryshe nga sa ka pretenduar gjyqtarja Hajro, shumica e trupës gjykuese të KPK konstaton se automjeti tip “Skoda” është shitur në shumën 3 mijë euro dhe kjo vlerë është marrë për bazë në analizën financiare. Për vitin 2010, analiza financiare sipas Komisionit rezulton me -970,609 lekë.

Sanxhaktari në pakicë arsyeton se kolegët e saj duhet të vlerësonin me objektivitet shpjegimet e Hajros për marrëdhënien mes bashkëshortit të saj dhe motrës së tij për financimin e automjetit tip “Scoda” në vitin 2010 dhe shkëmbimit “de facto” në atë vit dhe “de juro” në vitin 2012. Sanxhaktari thekson se është e provuar se kjo makinë që prej vitit 2012 është në pronësinë të motrës së bashkëshortit të Hajros.

Problematika janë gjetur edhe në deklarimin e një njësie tregtare me sip. 22 m², ndodhur në qytetin e Shkodrës, e përfituar nga privatizimi me vlerë 4,396 lekë, ku gjyqtarja Hajro rezulton të jetë pronare e vetme. Sipas KPK-së, Hajro nuk e ka pasqyruar burimin e krijimit të kësaj pasurie në deklaratën veting dhe se ka blerë këtë pasuri kur ishte ende e mitur dhe nuk e kishte zotësinë juridike për të vepruar. Hajro ka deklaruar para Komisionit se procedura e privatizimit është ndjekur nga daja i saj, z. G.Sh., për llogari të saj.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës u penalizua edhe nga mosdeklarimi i një banese ku ka jetuar gjatë viteve 2003-2007, ndërkohë që subjekti deklaroi se kishte jetuar me qira fikse prej 25 mijë lekësh në muaj.

Komisioni ka konstatuar pamundësi likujditetesh për disa vjet radhazi dhe në hartimin e analizës financiare nuk janë marrë parasysh deklarimet e subjektit për 8 mijë euro dhuratë nga prindërit e bashkëshortit në vitin 2010 si dhe shuma prej 5210 eurosh nga motra e bashkëshortit për makinën. Sipas komisionit, këto vlera nuk janë pasqyruar në deklaratat e pasurisë dhe subjekti nuk solli prova.

Për vitin e blerjes së apartamentit 2007, subjekti rezulton me diferencë negative prej 796 mijë lekësh, pasi shumica në Komision nuk u bind nga deklarimet e subjektit se ajo nuk e kishte paguar asnjëherë shumën prej 12 mijë eurosh për apartamentin.

Ndërkohë, KPK ka pranuar në dy raste shpjegimet e gjyqtares Hajro se mungesat e burimeve të ligjshme për vitin 2011 dhe 2015 kanë ardhur si pasojë e përllogaritjes së shpenzimeve të dy udhëtimeve për secilin nga këto vite. Por, pavarësisht kësaj, për vitin 2015 ka rezultuar mungesë e burimeve financiare në vlerën 101,180 lekë.

Komisioni konkludon se në total për vitet; 2007, 2010, 2011, 2014 dhe 2015, gjyqtarja Hajro ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme në total në shumën prej 2,158,088 lekësh.

KPK nuk konstaton probleme që lidhen me figurën dhe profesionalizmin në vendimin e zbardhur për Hajron. Sipas vendimit, në tre dosjet e shqyrtuara ka pasur tejkalim të afatit në dorëzimin e vendimit në sekretari, por Komisioni nuk evidenton të ketë indicie apo prova për paaftësi profesionale të Hajros në këto raste. Edhe në dy ankesat e depozituara në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në 8 denoncimet në KPK, nuk janë konstatuar indicie apo prova lidhur me vlerësimin profesional të gjyqtares Enekeldi Hajro.

Next Post
Zbardhen porositë e Bashës për aleatët: I vetmi akt me fuqi kushtetuese për zgjedhjet është dekreti i Presidentit

Zbardhen porositë e Bashës për aleatët: I vetmi akt me fuqi kushtetuese për zgjedhjet është dekreti i Presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In