Tirana ndalet sërish, këtë herë nga Flamurtari që i mori një pikë në “Qemal Stafa” në barazimin 1-1.
Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Vucajn pas 2 minutave lojë, por që nuk arritën ta administronin deri në fund duke pësuar nga Tshakadze 71′.
Barazimi e lë Tiranën në vendin e 7 me 10 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Skënderbeu dhe Partizani me nga 19 pas 7 javësh.
Pas ndeshjes trajneri i 24 herë kampionëve të vendit, Muca u shpreh i zhgënjyer duke mirëkuptuar tifozët dhe presidentin, por sipas tij humbja e dy pikëve erdhi si pasojë e anulimit të një goli të rregullt.









