• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

75-vjetori i Çlirimit, Meta vlerëson Organizatën e Veteranëve të LANÇ me Dekoratën “Nderi i Kombit”

by Java News
24/12/2019 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar këtë të martë Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Kjo dekoratë vjen me motivacionin “Për kontributin e pashembullt që ka dhënë e jep kjo organizatë në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit tek brezat e rinj të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare”.

Meta theksoi se kontributi i veteranëve ka shërbyer në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe ka mbajtur të gjallë vlerat, sakrificat, dhe guximin e jashtëzakonshëm të gjithë atyre që luftuan me trimëri të pashoqe kundër pushtuesve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta theksoi:

“Jam shumë i nderuar t’i akordoj sot Organizatës së Veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, Dekoratën ‘Nderi i Kombit’ me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut.Kontributi juaj ka shërbyer në mënyrë të jashtëzakonshme në mbrojtje të idealit të luftës për liri, ka mbajtur të gjallë vlerat, sakrificat, dhe guximin e jashtëzakonshëm të gjithë atyre që luftuan me trimëri të pashoqe kundër pushtuesve, por ju edhe me shumë besnikëri i keni transmetuar këto vlera të epopesë së lavdishme të kësaj Lufte Nacional-Çlirimtare edhe te brezat më të rinj. Ne sapo shënuam 75-vjetorin e Çlirimit të vendit, por nderimi dhe kujtimi i paharrueshëm në respekt të thellë të gjithë atyre, që luftuan trimërisht dhe heronjve tanë, të cilët u vetëmohuan për të mbrojtur atdheun dhe lirinë është i rrënjosur thellë një herë e përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve falë edhe punës së shkëlqyer që ju të gjithë bashkë bëni.

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare na ka ndihmuar të jemi krenarë e ta mbajmë kokën lart gjithmonë. Ju të dashur veteranë që jeni sot midis nesh jeni dëshmia e gjallë e rezistencës dhe fitores së lavdishme kundër pushtuesve, por edhe simbol i qëndresës, dinjitetit dhe kurajës së popullit shqiptar në ditët më të vështira. Shqipëria u rreshtua në anën e koalicionit fitues, por ajo që është më e rëndësishme është se Shqipëria u rreshtua në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Ndaj ne krenohemi me ju, krenohemi me heronjtë tanë, të cilët edhe pse i përkisnin një vendi të vogël dhe për fat të keq të braktisur, treguan një heroizëm të madh dhe ishin të shumtë në numër”. /e.s/

Next Post
Shpërblimi për pensionistët, Braçe: E di që nuk janë shumë, Rama dhe Denaj nuk e vunë kurrë në diskutim

Shpërblimi për pensionistët, Braçe: E di që nuk janë shumë, Rama dhe Denaj nuk e vunë kurrë në diskutim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In