Në botë ka 75 studime të regjistruara mbi vaksinat për COVID-19, me nëntë kandidatë që kanë arritur fazën 3, e fundit para kërkesës për autorizim, deklaroi OBSH, sipas të cilës krahasuar me një muaj më parë shifra është rritur me 17,77% e këtyre eksperimenteve.
Në total, studimet planifikojnë të regjistrojnë gati 310 000 pacientë. Kina vazhdon të kryesojë renditjen, me 23 teste, pothuajse dyfishi i SHBA-së që ka 12 prova në zhvillim.
Më përgjithësisht, në botë janë duke u zhvilluar 1 972 testime mbi terapinë (79%), parandalimin (16%), dhe terapitë mbështetëse kundër COVID-19, nga të cilat 90% janë të rastësishme.
Për studimet e vaksinave, informacionin e arritshëm nga publiku konsultohet nga faqja e internetit sw Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në faqen ”Draft landscape of COVID-19 candidate vaccines”.
g.kosovari