• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

75 mijë persona pritet të evakuohen nga Selaniku… do të asgjësohet një bombë 227 kg e L.II.B

by Java News
10/02/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet në qytetin verior të Greqisë, Selanik, kanë shpërndarë fletushka dhe postera informuese gjatë së mërkurës, si pjesë e përgatitjeve për të evakuuar rreth 75 mijë persona, në mënyrë që të mund të asgjësojnë një bombë të pashpërthyer afro 227 kg nga Lufta e Dytë Botërore.

Ekspertët e asgjësimit të bombave pritet të zgjidhin çështjen e bombës së gjetur të groposur nën një karburanti, në një operacion të së dielës që pritet të zgjasë rreth 6 orë. Të gjithë banorët në një perimetër prej 2 km do të evakuohen. Bomba, e hedhur gjatë një sulmi ajror në qytet në vitet ’40 u gjet javën e kaluar gjatë punimeve për të zgjeruar depot e magazinimit të naftës.

Rreth 1.000 policë dhe 300 vullnetarë pritet të ndihmojnë gjatë evakuimit, ndërsa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 3 bashk të prekura, informoi zv.guvernatori i Selanikut, Voula Patoulidou në një deklaratë për “Associated Press”.

“Është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Greqi, – tha ai. – Transferimi i të gjithë rezidentëve është detyrues dhe ne do të shkojmë derë më derë për t’u siguruar se asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa u evakuuar”, raporton tch.

Edhe terminali i autobusëve të distancave të gjata në Selanik, që ndodhet shumë pranë zonës ku është gjetur bomba, do të mbyllet gjatë operacionit, ndërsa trenat nuk do të lejohen të udhëtojnë për në qytet apo të nisen prej andej, pasi linja kryesore hekurudhore kalon pikërisht përmes zonës së rrethuar.

Zëdhënësi i ushtrisë, kolonel Nikos Fanios tha se pjesa e jashtme e bombës është e degraduar aq shumë, saqë është e vështirë të përcaktohet nëse ajo është bombë e hedhur nga gjermanët apo aleatët. Por një banor i zonës thotë se e mban mend ditën kur ajo bombë është hedhur mbi qytet.

“Bombardimi është kryer nga avionët britanikë dhe amerikanë më 17 shtator të vitit 1944. Ishte pikërisht dreka e një dite të dielë”, thotë Giorgios Gerasimou, 86-vjeçari me shtëpi shumë pranë vendit ku u gjet bomba. “Ne mundeshim t’i shihnim avionët teksa vinin”. Ato kishin për objektiv mjediset e hekurudhës gjermane, tha më tej ai. Nazistët gjermanë pushtuan Greqinë nga viti 1941 deri në tetor të vitit 1944. Gerasimou, 13-vjeçar në atë kohë, tha se ai dhe shokët e tij duhej të shkonin në stacionin hekurudhor çdo ditë për të marrë racionet e ushqimit.

Next Post
Niset nga Greqia për në Shqipëri, por jo në shtëpi… familjarët dyshojnë se mund të jetë vetë-mbytur në lumë

Niset nga Greqia për në Shqipëri, por jo në shtëpi... familjarët dyshojnë se mund të jetë vetë-mbytur në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In