Për eskpertët e punësimit, kjo situatë tregon mendësinë e punonjësve, por edhe kushtet e tregut të punës.
Erald Pashaj, ekspert punësimi: Përfitimi i pensionit është shumë i largët, ne nuk shquhemi si shoqëri largpamëse. Informaliteti i zi është te pjesa që vuan më shumë në limitetet e varfërisë.
Më i përhapur është në ato sektorë, ku identifikimi i tyre është edhe më i vështirë.
“Kanë qenë dhe mbeten ndërtimi, gastronomia, edhe shitja me shumicë dhe pakicë.”
Të vetëpunësuarit janë po ashtu pjesë e informalitetit. Gati 45% e punonjësve në të zezë sipas raporti të OECD-së janë të tillë.
“Të vetëpunësuarit e bëjnë me vetëdije për të shmangur detyrimet, për të mos paguar në afatshkurtër.”
75% e punonjësve informalë në Shqipëri sipas OECD-së janë të varfër, pra shpenzojnë më pak se 7 Dollarë në ditë.
/f.s