• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

740 raste aktive me COVID në gjithë vendin/ Në spital po trajtohen më shumë se 5 % e të infektuarve

by Java News
29/05/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përjashtim të muajve të parë të pandemisë, në pjesën tjetër të vitit që lamë pas, por edhe këtij viti, zakonisht numri i pacientëve të shtruar në spital zinte 2 deri në 3 për qind të rasteve aktive.

Pra, nga totali i të infektuarve aktivë, vetëm 2 deri në 3 për qind prej tyre paraqiteshin në spital për trajtim të specializuar, pjesa tjetër ndiqej në banesë nga mjeku i familjes.

Por çfarë ka ndodhur aktualisht?

Prej javësh flitet për rënie të shifrave të infeksionit si edhe të shtrimeve në spital, ku ndodhen të shtruar 41 pacientë. Kjo solli edhe mbylljen e pavijoneve Covid në spitalet rajonale. Por nëse do të shohim numrin e personave të shtruar në raport me totalin e rasteve aktive, atëherë do të vërejmë që nuk janë pak, por më shumë se 5 për qind e të infektuarve aktivë që po ndiqen në kushte spitalore.

Prej ditësh nuk është raportuar asnjë pacient në intubim, ndërsa në terapi intensive ndodhen 6 prej tyre. Të premten është raportuar edhe një humbje jete si pasojë e COVID-19.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç”, ka bërë me dije ministria.

RASTET

Lidhur me rastet e reja në 24 orët e kaluara janë konfirmuar pozitivë 21 persona.

“Janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd. Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet më tej në njoftim.

MASAT

Pas lehtësimit të masave, si heqja e maskës në ambientet jashtë, si edhe shkurtimi i orës policore, është prezantuar edhe plani i masave për sezonin turistik.

Nga Vlora, ministrja Manastirliu tha se më datë 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinsektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e Shëndetit Publik.

“Përgatitemi për sezonin turistik me të gjitha masat, sipas një plani të mirëstrukturuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qoftë për sa i përket vaksinimit të punonjësve të tour-operatorëve, qoftë për sa i përket gjithë programit të dezinsektimit përgjatë zonave të bregdetit dhe sigurisht, hapjes së qendrave shëndetësore verore, të cilat praktikisht janë tashmë të mirëstrukturuara. Jemi duke punuar me stafet, të cilat janë duke u trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, për të filluar në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore, kudo gjatë bregdetit, por edhe në zonat turistike malore”, tha Manastirliu.

Janë 28 qendra shëndetësore verore që do të hapen në zonat turistike, duke filluar nga data 15 qershor. Ndërsa programi i dezinsektimit po vijon në të gjitha zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e Shëndetit Publik./panorama

g.kosovari

Next Post
Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, premtonte punë në Gjermani kundrejt pagesës

Gjendet një person i pajetë brenda një makine në Vlorë/ Prej dy ditësh nuk ishte kthyer në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In