• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

73 Eurodeputetë apel KE/ Vendosni një datë për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Varet stabiliteti i rajonit!

by Java News
23/03/2020 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka publikuar letrën e 73 eurodeputetëve dërguar Këshillit Europian ku i kërkojnë përcaktimin e një date për nisjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Të enjten Këshilli Europian miraton vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në letër euorodeputetët shkruajnë se një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Sipas tyre, nga vendimi varet stabiliteti i të gjithë rajonit ndërsa thekson se Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Ndërkohë Balla shprehet besimplotë se Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

POSTIMI I PLOTË I BALLËS

Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri🇪🇺🇦🇱, dua të shpreh mirënjohjen për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Metodologjia e re e Zgjerimit ka adresuar tashmë edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit.

Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë letra e firmosur nga 73 eurodeputetët:

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN

Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkëlqësia Juaj,

Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

 

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

 

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t’u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

 

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.

 

Sinqerisht i juaji,

Irena Joveva

Klemen Grošelj

Biljana Borzan

Lukas Mandl

Ramona Strugariu

Tanja Fajon

Katalin Cseh

Franc Bogovič

Andreas Schieder

Petar Vitanov

Milan Brglez

Damian Boeselager

Victor Negrescu

Sophie In’t Veld

Andrius Kubilus

Valter Flego

Adrian Vazquez Lazara

Marek Belka

David Lega

Petra Kammerevert

Vladimir Bilčik

Andor Deli

Evin Incir

Željana Zovko

Robert Hajsel

Ilhan Kyuchyuk

Kinga Gal

Michal Šimečka

Marion Walsmann

Vlad Marius Botos

Eugen Tomac

Urmas Paet

Karin Karslbro

Martin Hojsik

Viola von Cramon

Predrag Fred Matić

Eniko Gyori

Traian Basescu

Arba Kokalari

Eva Maydell

Jacek Saryusz-Wolski

Thomas Waitz

Bronis Rope

Jaroslaw Duda

Romana Jerković

Gheorghe Falca

Tomislav Sokol

Andrzej Witold Halicki

Radan Kanev

Jose Ramon

Bauza Diaz

Attila Ara -Kovacs

Brando Benifei

Bobert Biedron

Christian Sagartz

Isabel Santos

Maria Grapini

Emil Radev

Danuta Maria Huebner

Andrey Kovatchev

Marina Kaljurand

Dita Charanzova

Jerzy Buzek

Tineke Strik

Rasa Jukneviciene

Paulo Rangel

Clotilde Armand

Dimitros Papadimoulis

Fabio Massimo

Castaldo Svenja

Ilona Hahn

Alexander Yordanov

Chiara Giuli

Asim Ademov

Next Post
SHBA/Rezerva Federale për bizneset e vogla: Janë shtypur paratë dhe janë gati të shkojnë në adresë të tyre

SHBA/Rezerva Federale për bizneset e vogla: Janë shtypur paratë dhe janë gati të shkojnë në adresë të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In