Ish-kryeministri Sali Berisha festoi dje 71 vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shpreh mirënjohjen për bashkëshorten, fëmijët dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë këtyre viteve.
“Mbusha 71 vjet, ose vitin e parë të vjeshtës time, stinës që unë kam dashur dhe dua më shumë! Kjo ditë për mua është para se gjithash rasti më i bukur për të shprehur nga thellësitë e zemrës mirënjohjen më të madhe, admirimin më të pakufishëm për Lilin, fëmijët, nipërit, mbesat, të gjithë familjaret e mi, miqtë, të afërmit, bashkëpunëtoret e të gjithë këtyre viteve, dashuria, mirësia, sakrificat, mbështetja e të cilëve, janë sublimuar në energjinë, motivimin, frymëzimin e pashtershëm të çdo dite, jave, muaji e viti të jetës time!”, shkruan Berisha.
Ndërkohë në një postim të dytë, Berisha thotë se gjatë drekës zyrtare në Forumin e Crans Montana, miqtë dhe të pranishmit i bënë një surprizë për ditëlindje.