• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

’71 % duan të largohen nga…’/ Ministri gjerman: S’është mirë kur rinia bën gati valixhet për të mërguar

by Java News
29/10/2020 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistë për DW ministri gjerman për Europën, Michael Roth, në prag të konferencës për perspektivën e të rinjve në Ballkanin Perëndimor: “Nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar”

Deutsche Welle: Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, por edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për rininë. Si mund të zgjidhet kjo kontradiktë?

Michael Roth: Ne duam që të rinjtë në të gjithë Europën të mund të përfitojnë nga shanset si në vendin e tyre të lindjes, ashtu edhe gjetkë në kontinent. Por nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar. Sepse mungojnë punëtorët e kualifikuar, forcat inovative dhe dinamika shoqërore. Kjo është njëra nga arsyet pse qeveria gjermane e mbështet perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Reformat i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më tërheqëse për investime dhe integrim në ekonominë e BE-së. Kjo sjell vetvetiu më shumë mirëqenie për popullsinë dhe perspektivë shumë më të mirë për të rinjtë.

Trajnimet dhe kualifikimet janë thelbësore për të nxitur zhvillimin e këtyre vendeve. Për shembull, ne angazhohemi në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera, edhe me anë të GIZ-it, në fushën e trajnimit të dyfishtë. Përmes mundësisë së arsimit dhe kualifikimit dhe përvojës së punës tek ne, ne duam të kontribuojmë që njerëz të kualifikuar në mënyrë të shkelqyer të mund të kthehen në vendet e tyre. Migrimi deri tani ka qenë një rrugë me një drejtim, por duhet të bëhet rrugë me dy kalime.

Çfarë u ofron Gjermania të rinjve të Ballkanit Perëndimor  në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në vendet e tyre?

Ne nuk duam që të mos vijnë të rinjtë tek ne. Ne duam që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një vend të përhershëm në BE. Lëvizja e lirë është një nga vlerat  themelore në BE. Pra, siç thashë, ne duam që të rinjtë të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre, e të mos largohen nga vendet e tyre nga halli. Kjo kërkon perspektiva në vend. Prandaj, ne e mbështesim gjerësisht zhvillimin e këtij rajoni, në radhë të parë përmes BE-së, por edhe në planin dypalësh. Në pranverë, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së në Zagreb, ne vumë në dispozicion 3,3 miliardë për të luftuar COVID-in dhe pasojat e pandemisë në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, Komisioni i BE-së paraqiti në fillim të tetorit një paketë ekonomike dhe investimesh me vlerë 9 miliardë euro, e cila ka për qëllim modernizimin e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor. Veç kësaj, Gjermania mbështet në mënyrë shumë aktive këto vende në planin dypalësh me masa p.sh. në fushën e mjedisit, klimës, sundimit të ligjit ose arsimit të dyfishtë. Por ne mbështesim edhe pajtimin dhe forcimin e shoqërive të hapura, të larmishme dhe liberale.

Çfarë kërkon Gjermania nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor për ta mbajtur rininë në vend?

Politika e zgjerimit të Komisionit të BE-së është shumë e qartë: shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të rrepta. Ideja e kësaj është: : We deliver, you deliver! (shq.: ne japim, ju jepni, shën. i red.) Kjo do të thotë që BE-ja është e gatshme ta fusë rajonin në gjirin e saj dhe është e mbështet këtë rrugëtim me ide, projekte, ekspertiza dhe shumë para. Por në këmbim ne presim reforma reale. Ka akoma mjaft hapësirë ​​për përmirësim në ritmin e reformave në fushat që sapo përmenda. Shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor thonë se mungesa e shanseve për shkak të  institucioneve të  korruptuara, klima e mostolerancës dhe mangësitë në sundimin e së drejtës janë shkaku për emigracionin. Përparimi i qartë në sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të motivonin shumë prej të rinjve të ndërtonim një të ardhme në vendin e tyre. Dhe të njëjtat reforma do të sillnin bum ekonomik. Ne duam shoqëri të hapura, dinamike dhe përfshirëse.

Të mërkurën, 28.10. pasdite (16:00) nis punimet konferenca online me titull “EMIGRATION, THE DEMOGRAPHIC CHALLENGEAND POLICY RESPONSES IN THEREGIONAND BEYOND”. Ajo do të hapet nga ministri gjerman i punëve të jashmte, Heiko Maas. Për tre ditë radhazi, panelistë të ndryshëm do të flasin për sfidat demografike të Ballkanit Perëndimor dhe do të kërkojnë mundësi për zgjidhjen e problemit të migrimit të përhershëm nga vendet e këtij rajoni. Konferenca organizohet nga Ministria gjermane e punëve të jashtme, në cilësinë e saj si kryetare e radhës së BE-së, në bashkëpunim me Shoqatën e Evropës Juglindore dhe Institutin Aspen në Berlin./ DW

g.kosovari

Next Post
FOTO nga plazhi, Meta jep mesazh të koduar për zgjedhjet

“Ilir Meta, nga kërcënimi me burg tek veshja e Blushit të tij me fustan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In