Ministria e Financave e ka publikuar një listë të projekteve, të cilat do të financohen përmes kredive.
Gjashtë nga tetë projektet që janë në listë janë në infrastrukturën rrugore dhe atë hekurudhore, shkruan “Koha Ditore”. Vetëm dy prej tyre kanë të bëjnë me përmirësim të sistemit të ujitjes apo zgjerim të saj, që së bashku kanë një kosto prej 55 milionë eurove.
Rreth 700 milionë euro të tjera do të shkojnë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore, aq sa është kostoja e ndërtimit të tyre.
Këto investime do të financohen nga kreditë, ndërsa janë edhe disa projekte rrugore që planifikohet të investohen me mjetet e buxhetit.
Aktualisht në buxhetin e Republikës së Kosovës është autostrada për Shkup, që do të gëlltitë nga 200 milionë euro deri në vitin 2018.