Policia e Durrësit bën me dije se një operacion i gjerë po zhvillohet qysh prej mbrëmjes se djeshme në qytetin bregdetar.
Të dhënat e para flasin për 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, të sekuestruara. Ndërkohë, shtatë shtetas janë ndaluar. Ata dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.
Sasia e madhe e kanabisit është gjetur në një banesë në zonën e ish-Kënetës, ndërkohë identiteti i të ndaluarve nuk bëhet i ditur gjer në përfundim të operacionit.









