• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“70 patronazhistë nënpunës të…”/ Debat te ‘Shëndetësia’, Vokshi: Klodi mos bëni zhurmuesen. PS: Fushata juaj ishte bombë infektimi

by Java News
05/10/2021 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Shëndetësisë ka vijuar me debate, ku krahas rendit të ditës, kanë shpërthyer akuza nga ana e Partisë Demokratike drejtuar mazhorancës. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka deklaruar se nga sistemi i patronazhistëve, 70 prej tyre janë nënpunës së Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj, kjo tregon qartazi se patronazhistët u përdorën për fushatë zgjedhore.

Nënkryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu tentoi disa herë të ndërpresë Vokshin, e cila vijonte me tone të larta. Spahiu tha se kjo është mënyra më e shëmtuar për të drejtuar komisionin, ndërsa Vokshi i është kthyer duke thënë se nuk ia dha të drejtën e fjalës, ndaj nuk duhet të bënte zhurmuesen.

Albana Vokshi: 70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë. U përdorën për fushatë. Klodi fike. Fike mikrofonin. Do i themi emër më emër, patronazhistët. 50 mijë patronazhistë. Këta duhet të gjykohen. Jeni mazhorancë ilegjitime. MInistrja duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi gjithë këto vdekje. Patronazhimi, kush shkonte çonte kura dhe tampone në orën 2 të natës.

Klodiana Spahiu: Është mënyra më e shëmtuar të drejtoni komisionet.

Albana Vokshi: E di, e di Klodi që e vërteta ju dhemb.

Klodiana Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen. Të kthehemi në normalitet. Nuk mund ta ktheni në një arenë politike për ju. Kjo të jetë hera e fundit. Kjo që bëni ju nuk ndodh në asnjë komision.

Albana Vokshi: Çfarë do bëni ju.

Klodiana Spahiu: Nëse keni bërë ndonjë denoncim në gjykatë.

Albana Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën. Mbylle mikrofonin. Nuk do lejoj që këtu të bëhet propagandë. O Klodi mos bëj zhurmuesen këtu.

Në përgjigje të këtyre akuzave, deputeti socialist Ilirian Pendavinji tha se qeveria ka bërë gjithçka në menaxhimin e pandemisë dhe se fajtor është vetë PD-ja për një fushatë elektorale që ka shtuar numrin e infektimeve.

“Jam kundër jush. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur Ju na bëni moral për pjesën e menaxhimit të pandemisë. Patjetër që ka vdekje, por si pasojë  pandemisë jo keqmenaxhimit. Ju na bëni moral ku e gjithë fushata juaj elektorale ishte një bombë infektimi. Keni shërbyer për rritjen e infektimeve masive. Ju paragjykoj edhe në të gjitha ato që thoni për menaxhimin. Mendoj se është menaxhuar shumë mirë”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Paralajmërimi për rritje çmimesh, qytetarët ngrihen në protestë

Paralajmërimi për rritje çmimesh, qytetarët ngrihen në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In