Shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi struktura e një xhamie qendrore plot me besimtarë u shemb në qytetin Zaria, shteti Kaduna në Nigerinë veriore.
Zëdhënësi i këshillit të qytetit Zaria, Abdullahi Qarbai, tha se aksidenti ndodhi kur qindra besimtarë ishin në xhami për faljen e pasdites, raporton Reuters.
“Së pari, katër trupa u gjetën, dhe më pas tre të tjerë kur ekipi i shpëtimit përfundoi inspektimin e rrënojave të xhamisë,” tha Kvarbai.
Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në vendin më të populluar të Afrikës, ku rregulloret shpesh shkelen dhe materialet e ndërtimit dhe puna janë nën standarde, sipas Reuters.