• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

7 të vdekur/ Gjendet helikopteri që ishte zhdukur, ja videoja që hedh dritë mbi aksidentin e rëndë

by Java News
11/06/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfirmimi tragjik për helikopterin e zhdukur mëngjesin e të enjtes në Itali ka ardhur.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të pajetë, të shtatë pasagjerët e po ashtu janë gjetur dhe mbetjet e tij në malin Cusna, Reggio Emilia.

Avioni u rrëzua në shtratin e një përroi, Lama, në Passo degli Scaloni, 1,922 metra mbi nivelin e detit, dy kilometra nga streha e Segheria. Zona ka një terren të vështirë, dhe është e paarritshme prandaj grupet e shpëtimit janë përballur me një punë sfiduese.

Kërkimet nga mëngjesi i sotëm ishin fokusuar në malin Cusna, maja më e lartë në Reggio Apenines, ku ishin identifikuar mbeturinat e avionit. Kontrolli nisi nga helikopter i Guardia di Finanza, pranë strehës Battisti, pas denoncimit të një  alpinisti që kishte vënë re disa pemë të djegura dhe disa mbetje metalike në zonë.

“Shkuam në zonë dhe gjetëm gjithçka të djegur. Helikopteri është në një luginë pranë një përroi.”- tha një operator nga  bordi i Forcave Ajrore, i cili ndërhyri mëngjesin e sotëm.

Prokuroria lokale ka hapur një dosje për katastrofën, por do të jetë Prokurori Publik i Reggio Emilia që do të koordinojë hetimin për rrëzimin e avionit.

Në qendër do të jetë kontrolli i kutisë së zezë, ndërsa dhe plani i fluturimit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm, sa bashku me gjurmët e radarit. Një hetim është hapur edhe nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve, e cila ka urdhëruar dërgimin e vetë hetuesit në vendin e aksidentit.

Ndërkohë është publikuar dhe një video disa sekonda e dërguar përmes whatsapp-it nga njëri prej gjashtë pasagjerëve, e cila do të dokumentonte fluturimin e helikopterit që u zhduk mëngjesin e së enjtes mbi Toskan-Emilian. Video është regjistruar nga një prej pasagjerëve, dhe i është dërguar babait të tij, i cili ua ka dorëzuar autoriteteve.

Të enjten, në momentin e rrëzimit të supozuar të helikopterit, kushtet e motit në atë zonë shin të pafavorshme për fluturim, por sërish helikopteri u nis. Hipoteza më e mundshme, siç raportohet nga mediat italiane, është se piloti ka tentuar disa manovra emergjente, të cilat përfunduan keq./m.j

Next Post
Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot: Politikania që spikat me stilin e të bërit të gjërave ndryshe

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot: Politikania që spikat me stilin e të bërit të gjërave ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In