• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 propagandat e dështuara të Albin Kurtit, që e udhëheq Kosovën si guru!

by Kimete Berisha
24/11/2021 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

1.Ka pasur sukses me propagandën e madhe kundër Institucioneve, duke i kualifikuar të gjithë (pa përjashtim), si ‘hajna’ dhe të korruptuar, sepse populli nuk kanë mundur ta vërtetojnë akuzën e Albin Kurtit për vjedhje kolektive.

Duke qenë të varfër, popullit i ka konvenuar ta gjejnë fajtorin e mjerimit të tyre, dhe fajtorin ua ka gjetur Albin Kurti.

Nuk ke se si e vërteton se pushtetet e kaluara s’kanë qenë apo kanë qenë të korruptuara.

Prandaj, kjo propagandë e madhe e ka bërë të veten derisa Albin Kurti e mori pushtetin dhe në vend se t’i ndjek penalisht, ai po punon dhe po bashkëpunon ekskluzivisht me ata që i ka akuzuar për hajni dhe për korrupsion.

2.Albin Kurti ka pasur sukses të bëj propagandë me sentimentin e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe e ka shpikur dhe ushqyer neverinë për flamurin e Kosovës.

Ka pasur sukses, sepse bashkimi kombëtar nuk është nevojë urgjente e shqiptarëve të Kosovës, këtë lloj dashurie jemi mësuar ta kemi larg.

Pra, jemi mësuar të jemi të ndarë. Dhe kjo ndarje nuk dhemb aspak.

Albin Kurti ka pasur sukses të luaj me këtë dashuri, sepse, ka luajtur me një dashuri që pret, me një dashuri, për të cilën askujt nuk i bëhet vonë.

E tash, thotë se ‘nuk është për bashkim kombëtar, por nuk është kundër bashkimit kombëtar, nëse dikush tjetër (jo ai) e inicon.

E njihni ju ndonjë shqiptar që e ka dert bashkimin shqiptar?

Albin Kurti thotë se nuk është kundër bashkimit kombëtar, mbasi që e di se askush nuk është për bashkim kombëtar.

3.Ka shkumuar me propagandën për vrasjen e ‘njerëzve të tij’, dhe vazhdimisht ka bërë me gisht kah pushteti i kaluar.

Tash kur e ka pushtetin, nuk i gjen vrasësit, të cilët ‘i njihte mirë’ para se ta merrte pushtetin.

Ky ende nuk e ka kuptuar, sepse ende luan me letrën e ‘vrasjeve misterioze’, ama kjo propagandë i ka dështuar.

Askush nuk ia ndalon t’i hetojë ‘vrasjet’ apo ‘vetëvrasjet”.

Por, nuk i heton, sepse e vërteta nuk i konvenon. Nuk i konvenon e vërteta, sepse me rrena e ka marrë pushtetin dhe me rrena po e mban!

4.Ka propaganduar kundër negociatave me Serbinë dhe kushdo që ka biseduar me Serbinë e ka quajtur tradhtar.

Por, në momentin që e ka fituar pushtetin, ka hyrë në negociata me Serbinë, pa asnjë kusht.

Kjo propagandë i ka dështuar më së keqi.

Askush nuk e ka detyruar të heq dora nga zotimi i tij ‘Jo negociata – Vetëvendosje’!

Ka hequr dorë nga zotimi i tij, pa ia kërkuar askush!!

5.Ka premtuar se nuk do të bisedojë me Serbinë, pa u zbardhur fati i të zhdukurve dhe pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe maskarat ndaj shqiptarëve.

Asnjë fuqi botërore nuk ka kërkuar nga Albin Kurti të heq dorë nga premtimi i tij, por ky ka hequr dorë vet, duke e amnistuar kështu Serbinë për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Është amnisti për Serbinë, kur Albin Kurti bisedon me Serbinë (pa kërkuar Serbia falje),

por nuk quhet amnisti kur këtë e kanë bërë të tjerët, sepse të tjerët nuk kanë premtuar se ‘s’do të ketë bisedime me Serbinë, pa kërkuar falje Serbia’.

6.Propaganda se ‘të gjitha partitë janë bërë kundër’ Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, është qesharake.

Është e paqartë se pse Albin Kurtit i dukeni kaq budallenjë, kur s’ka njeri normal që nuk e di se Vetëvendosja në disa komuna ishte së bashku me partitë që thotë se u bënë bashkë kundër tij.

7.Propaganda më ordinere e Albin Kurtit deri më sot është ‘peopaganda për zhvillimin të pashembullt ekonomik’!

Pse kjo propaganda e tij është kaq ordinere dhe kaq e sëmurë?

Sepse, nuk mund t’i mashtrosh njerëzit për realitetin që e jetojnë.

Për gjithçka mund t’i mashtrosh, por nuk mund t’i mashtrosh duke u thënë ka rritje ekonomike, në kohën kur ka veç rritje të çmimeve dhe nuk ka rritje të rrogave dhe punësim.

Pra, ka vetëm rritje të papunësisë dhe rritje të çmimeve.

Është anarki e madhe në treg.

Është shthurje aq e madhe, secili tregtar vepron dhe ngrit çmime kokë me vete, dhe askush nuk e bën hesap shtetin, sepse shteti merret ekskuzivisht me rrena dhe me propagandë.

P.S. Vladimir Lenini ka thënë se ‘Rrena kur përsëritet shumë, bëhet e vërtetë’, ama Vladimiri e ka pasur fjalën për rrena ideologjike, jo për rrena si të Albin Kurtit që ia demanton kuleta e shqptarëve (që janë fukarenjtë më të mëdhenj në Evropë)…

dhe jo për rrena që maten me peshoren e tregtarit.

Shqiptari nuk ka pare. Ky është fakt.

Albin Kurti thotë se  ‘shqiptari po pasurohet në mënyrë të pashembullt’.

Ti në daç besoji vetes, në daç Albin Kurtit, i cili po e udhëheq Kosovës si guru: me fall, me rrena, me propaganda, me shtrembërim të realitetit.

Pra, nuk mund të ketë sukses asnjë propagandë që mund të ‘vërtetohet’ me fakte, siç mund të vërtetohet me fakte varfërimi i madh i shqiptarëve. Prandaj propaganda e Albin Kurtit për rritje të pashembullt ekonomike, duhet të merret seriozisht nga Jusuf Ulaj.

Next Post
“Turp”, revoltohet Besa Kokëdhima pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit në Bullgari

“Turp”, revoltohet Besa Kokëdhima pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit në Bullgari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In