• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 projektet sekrete të ushtrisë dhe CIA-s amerikane

by Java News
13/11/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Absurde, shqetësuese, të frikshme, groteske janë karakteristikat e disa projekteve ambicioze  në një kohë top sekret ushtarak, dhe më vonë u deklasifikuan (domethënë u  vunë në dispozicion dhe informacioni ishte jo i rezervuar). Këtu janë 7 operacionet ushtarake apo të CIA-s,  për të cilat ne u njohëm, vetëm pas anulimit të tyre.

1-Projekti  Iceworm

camp-century-5.900x600Operacioni ushtarak amerikan filloi në vitet ’60, që parashikonte ngritjen e një baze  për lëshimin e raketave balistike nën një kapak të akullt në Greenland, shumë pranë Bashkimit Sovjetik, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të arritur disa vende të përcaktuara. Për të testuar realizueshmërinë, Shteteve të Bashkuara krijuan një qytet nëntokësor, i quajtur Camp Century, i cili më vonë u braktis për kushtet e paqëndrueshme të akullit (por që ende mund të bëjë dëme). Projekti u njoftua nga Qeveria Daneze vetëm në vitin 1995.

2-Projekti i diskut fluturues

gallery-1446672202-pmx0213058e.900x600Në fund të vitit të vitit 2012, Forcat Ajrore të SHBA deklasifikuan dokumentet lidhur me projektin për të ndërtuar një avion në formë si një “disk fluturues”, që mund t’iu kundërvihej bombarduesve rusë. Planet e filluara në vitin 1950, parashikonin ndërtimin e një objekti që do të ishte i aftë për të arritur shpejtësinë prej Mach 4 (4 herë më e madhe sa shpejtësia e zërit) dhe 30,480 metra lartësi: një lloj anije supersonike,  e aftë për të fluturuar në stratosferë. Kompania kanadeze Avro Aircraft Ltd., u kujdes për të realizuar disa prototipa me një kosto prej 3 milion dollarë të kohës (rreth 23 milionë euro aktuale), por doli se objektet e projektit ishin shumë të paqëndrueshme dhe të zhurmshme, për pasojë u anulua në vitin 1961.

3- Projekti MK-ULTRA

reu_rtr45sgu.900x600Pas këtij emrin të koduar fshihej projekti i CIA-s, që kishte të bënte me kontrollin e mendjes. Ky projekt ka frymëzuar edhe shumë filma, si Teoria e Konspiracionit të kandidatit Manchurian. Programi ilegal e klandestin, parashikonte  eksperimente mbi metodat potenciale të kontrollit të mendjes; si hipnoza, administrimi i LSD, barbiturikët, (Barbiturikët janë droga yndyrë e tretshme; rrjedhin nga acidi barbituric, të cilat veprojnë në sistemin nervor qendror dhe shkaktojnë efekte të tilla si qetësim ose anestezi. Barbiturikët  mund të shkaktojnë varësi fizike dhe psikologjike.), apo teknika të torturës, për të stërvitur vrasësit e programuar dhe që këta të ishin nën kontrollin e CIA-s. Është miratuar në vitin 1953, por programi u anulua përfundimisht 20 vjet më vonë; kur atë kohë shefi i CIA-s, urdhëroi shkatërrimin e dokumenteve të tij. Por 4 vjet më vonë, pas një hetimi të vështirë, ato dolën në dritë dhe dokumentet u deklasifikuan.

4- Zona 51

con_h_6.18007175_web.900x600Asnjë vend tjetër sekret nuk është kaq i famshëm sa zona ushtarak që ndodhet 134 km nga Las Vegasi në Nevada. Në korrik të 2013, deklasifikimi i disa dokumenteve të CIA-s, zbuloi se zona në fjalë prej vitesh ishte përdorur për të testuar projekte sekrete të avionëve, mes të cilëve edhe aeroplanët  zbulues spiun U-2, të përdorur në programet e mbikëqyrjes kundër Bashkimit Sovjetik. Karakteri sekret i zonës kishte tërhequr disa thashetheme në lidhje me përdorimin e alienëve në eksperimente, por në të vërtetë realitet ishte më pak interesant.

5- Projekti Grudge

con_h_6.01949613_web.900x600Edhe pse nuk është në Zonën 51, Forcat Ajrore Amerikane u ngarkuan të studionin objektet fluturues të paidentifikueshëm. Projekti Grude, ishte mjaft i shkurtër dhe zgjati nga vitit 1947-1949. Konkluzionet e programit të shkurtër të studimit ishin se nuk arritën të përcaktonin origjinën e objekteve fluturuese. Kritikët e projektit argumentuan se çdo vlerësim ishte nisur nga premisa se UFO-t, nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye analizat e këtij programi nuk ishin të besueshme. Pra bëhet fjalë për një program të dështuar, që nuk arritën të zbardhin të vërtetën.

6-Operacioni Paperclip

207151main_vonbraun-kennedy_w.900x600Në vitin 1946, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti  i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës, Harry Truman autorizoi operacionin  për tërheqjen e mendjeve që kishin shërbyer për nazizmin. Ky projekt do të shërbente për  të evituar që këto njohuri ushtarake dhe teknologjike të mos i kalonin Bashkimit Sovjetik. Operacioni ka vijuar deri në vitet ’70, dhe tërhoqi pas vetes baronin Wernher von Braun:  shkencëtar dhe shpikës i raketave ushtarake naziste. Gjithashtu Braun u bë projektuesi i raketës Saturn V, që çoi njeriun në Hënë.

7- Projekti Manhattan

con_h_24.1938470_web.900x600Projekti famëkeq, që kishte të bënte me realizmin e bombës së parë atomike nisi në vitin 1939 dhe që u kthye në një potencial katastrofik. Në 6 korrik 1945, u bë edhe testimi i saj i parë në bazën e Alamogordo, 193 km  në jug të Albuquerque, të  New Mecico-s. Një muaj më pas, ky projekt u kthye edhe në kërpudhën e parë atomike, ku dy bomba shkatërruan Hiroshimën në  Nagasaki. Fotografitë e bombave të para u deklasifikuan vetëm në vitet ’60./shqip/.a.k

Next Post
Basha: Baroni i vërtetë i drogës është kryeministri i këtij vendi

Basha: Naftëtarët e Ballshit me rroga qesharake, sepse "Rama me shokët" zhvasin 10 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

January 1, 2026
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

January 1, 2026
Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com