• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“7 mijë USD për të shkuar në Irak”/ Kur SHBA akuzonte Xhemal Gjunkshin se komandot e paguanin: Ushtarët marrin borxh

by Java News
10/08/2020 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ia vlen të rikthejmë në kujtesë në një kabllogram të ambasadorit të SHBA për ish shefin e shtabit të përgjithshëm të FA, sot deputet i PD Xhemal Gjunkshi.

Një kabllogram shokues që ish- ambasadori amerikan Xhon Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh ish shefin e shtabit ne ate kohe, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare.

Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte rryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

Ambasada Amerikane në kabllogram thotë se pagesa e rryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.

Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Në letër, shefi aktual i shtabit akuzohej jo vetëm për rryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.

Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ja dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjoze Neë York Times, e cila në atë kohë ishte bërë jo pak e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit.

Ambasada shkruan se praktikë e rryshfeteve në misionet paqeruajtëse nuk është e re për ushtrinë shqiptare dhe pasojat e saj janë se në misionet komando jashtë po dërgohen edhe njerëz të patrajnuar.

Shtete e Bashkuara kanë qenë mjaft të shqetësuara nga kjo skemë e gjerë rryshfetesh në ushtri dhe vetë ambasadori Widhers shkruan në dokumentat nisur Uashingtonit se do e ngrinte këtë shqetësim tek drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Ish komandanti i regjimentit të komandove, kolonel Xhemal Gjunkshi u vendos nga Berisha me pas në krye të ushtrisë shqiptare. Ndërsa ne ia kemi detyrim t’ia kujtojmë këto fakte Xhemalit!

Më poshtë ndodhet kabllogrami i plotë i Ambasadës:

Ministria e Mbrojtjes u zhgënjye kur mësoi se misioni i saj në Irak do të përfundonte në fund të dhjetorit, pasi Shqipëria nuk u përfshi në listën e vendeve të koalicionit ku qeveria italiane do të kërkojë të qëndrojë. Një arsye mund të jetë vazhdimi i praktikave për të kërkuar ryshfet kur përzgjidhen oficerët për vendosjen e trupave jashtë vendit.

Kjo praktikë korrupsioni nuk është e re dhe oficerët deklarojnë se është ulur disi qëkur qeveria amerikane e trajtoi këtë problem pak vjet më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston ende, dhe kjo e bën të vështirë formimin e një njësie koherente ushtarake. Praktika kohët e fundit është bërë shkak për ankesa nga oficerë të nivelit të ulët. Ambasadori Withers do ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, javën e ardhshme.

Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë.

Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin.

Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim.

Kontingjenti i fundit në Irak është dërguar në shtator, që do të thotë se ata e përfundojnë misionin e tyre më herët se afati gjashtëmujor dhe nuk do të jenë në gjendje që të përfundojnë së paguari borxhet e tyre.

Kjo mund të jetë një arsye që Ministria e Mbrojtjes po konsideron vendosjen e grupit nga Iraku në Afganistan menjëherë pas kthimit të tyre nga Iraku, në mënyrë që ushtarët të përfundojnë periudhën e tyre gjashtëmujore dhe të përfundojnë pagesën e borxheve.

Një nga shumë pasojat negative të kësaj praktike korrupsioni është se meqë vetëm oficerët që paguajnë ryshfetin përzgjidhen për vendosjen jashtë vendit, dyshohet se ata mund të jenë persona të trajnuar pak, apo të patrajnuar.

Kur ne i pyetëm punonjësit e Ambasadës për këtë praktikë, u informuam se ka pasur një rënie të saj qëkur ambasadorja Marcie Ries e ngriti këtë çështje dy vjet më parë. Oficerët pranuan se që prej dy vjetësh praktika ka pësuar rënie, por ekziston ende.

Punonjësit deklaruan se kjo praktikë është rezultat i pagave të papërshtatshme që marrin oficerët, gjë që krijon nxitje për korrupsion, dhe se problemi nuk do të zgjidhet derisa pagat e ushtarëve të rriten në një nivel të përshtatshëm. Ambasadori Withers planifikon ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, të programuar për më 20 nëntor. Xhon Withers./ Tema

g.kosovari

Next Post
Publikohen datat e regjistrimeve të aplikantëve për studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura

Publikohen datat e regjistrimeve të aplikantëve për studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

January 23, 2026
Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

January 23, 2026
Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë…

January 23, 2026
Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

January 23, 2026
Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In