• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘7 mijë euro një vend pune’/ Pranga 29-vjeçarit në Tiranë. Zhvati 2 vajza me premtimin se do i gjente punë në shtet: Kam të njohur në…

by Java News
16/07/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kam të njohur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës”. Në këtë mënyrë i mashtronte “viktimat” e tij, 29-vjeçari Julian Gjoka, i cili është arrestuar nga policia e Tiranës.

I riu nga Vora, u prangos në kuadër të operacionit policor i koduar “Premtuesi”. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 29-vjeçari ka mashtruar dy vajza, duke iu premtuar një vend pune në ministri dhe iu ka marrë këtyre të fundit shuma të konsiderueshme parash.

Madje, njërës prej tyre ai i ka kërkuar 7 mijë euro, në këmbim të vendit të punës që siç thoshte do t’ja siguronte tek ministria e Energjitikës. 29-vjeçari deklaronte se kishte të njohur të tij në këtë dikaster, duke ua bërë të sigurt punësimin, por më pas kjo nuk ndodhte.

Ndërkaq, mbi të riun rëndojnë akuzat “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtuesi”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Gj., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se me anë të mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga shtetaset V. Ç. dhe L. P., të cilave iu kishte premtuar se do t’i punësonte në institucione shtetërore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Next Post
Kina i dorëzon Sri-Lankës kontingjentin e dytë të ndihmës ushqimore

Kina i dorëzon Sri-Lankës kontingjentin e dytë të ndihmës ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com