Me rastin e 7 marsit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar gjithë mësuesit si dhe i ka falënderuar ata për sakrificat që bëjnë për edukimin e brezit të ri. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kryebashkiaku Veliaj nuk ka harruar të urojë dhe mësuesit e tij të shkollës “Sami Frashëri”.
“Gëzuar 7 Marsin! Faleminderit zysh Olit dhe mësuesve të mrekullueshëm të Samiut! Ju kam stresuar pak, por lali Eri s’doli aq keq në fund, falë jush”, shkruan Veliaj.
ma.me