• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 ligjet e Drejtësisë / Mazhoranca i ka votat edhe nëse PD e prish konsensusin

by A R
27/07/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 projektligjet e paketës së Reformës në Drejtësi, edhe në rast të prishjes së konsensusit me Partinë Demokratike, mund të kalojnë vetëm me votat e maxhorancës. Projektligjet e paketës në Drejtësi mund të miratohen me shumicë të cilësuar votash, e thënë ndryshe edhe me 84 vota.

“Panorama” shkruan se këto numra i arrijnë Partia Socialiste bashkë me dy aleatët e saj, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Të tria këto forca politike, duke mos llogaritur dhe deputetët të cilët janë larguar apo kanë mbajtur qëndrime ndryshe nga grupet parlamentare, arrijnë në total 87 vota.

Partia Socialiste e vetme ka në total 58 deputetë, pa llogaritur këtu Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, të cilët janë pjesë e Grupit të PS-së me “letra”, por që në Kuvend mbajnë qëndrime kundër. Nëse do të llogariten edhe 2 votat e Blushit dhe Hafizit, atëherë PS-ja shkon në 60 vota.

Kësaj shume i shtojmë dhe dy votat e deputetëve të përjashtuar, Tom Doshi e Armando Prenga dhe të larguarit Vladimir Kosta, të cilët i çojnë në 63 numrat e PS-së. Ndërkohë që pjesa tjetër e votave sigurohet nga aleatja kryesore. Lëvizja Socialiste për Integrim ka në total 20 vota, bashkë me deputetin e përjashtuar, Përparim Spahiu.

PS-ja dhe LSI-ja në total grumbullojnë 83 vota, ndërkohë që bashkë me 5 votat që ka Grupi i PDIUsë. Bashkë me partinë e Shpëtim Idrizit, votat e maxhorancës shkojnë në 87 pro. Kësaj shume i shtohen dhe tri votat e deputetëve pa grup, të cilët në raste të tilla votojnë pro maxhorancës.

Vota e Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Mirela Ferracakut e çojnë shumicën në 90 vota. Edhe në këtë rast, faktor deciziv do të jetë qëndrimi i Grupit të LSI-së, nëse do t’i qëndrojë apo jo idesë së konsensusit me PD-në, apo do të votojë së bashku me aleatët.

7 PROJEKTLIGJET

Projektligji “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”;
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në RSH”;
Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në RSH”;
Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”;
Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”;
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH”;
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Next Post

Rovena Dilo: Ja mashkulli që më lë pa frymë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In