Kryeministri Edi Rama i është referuar deputetit gjerman Gunther Krichbaum (që artikuloi nevojën për të plotësuar 7 ksuhte për hapjen e negociatave) dhe mesazhit të tij si një populizëm të tepërt që i shkon për shtat qëllimeve politike të opozitës. Në komunikimin e tij të javës në rrjetin social, Rama tha se Krichbaum lexoi një fletë rrufe të stilit të PD-së, duke shtuar se qëndrimet e tij si deputet i partisë së Merkel, nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin e BE-së ndaj integrimit të Shqipërisë.
Rama ka shtuar gjithashtu, edhe në një mënyrë paralajmëruese, se pavarësisht se PD është duke fërkuar duart, nuk duhet të harrojë se Vettingu do të jetë instrumenti, që mund të vonohet, por nuk do të “harrojë”.
Të gjithë e patë ngazëllimin e hatashëm të Saliut dhe Lulëzimit, gojëve dhe lapsave të SQHUPit për qëndrimet agresive të disa të huajve ndaj shqipërisë, tama në momentin delikat që vendi pret të marrë në Dhjetor një rekomandim pozitiv.
Është mëse normale që në PE do të dalin deputetë të dalin kundër Shqipërisë… jo sepse këta tipa kanë ndonjë gjë kundër nesh, por ata shfrytëzojnë rastin tonë për të ushqyer populizmin e tyre në politikat e tyre të brendshme.
Deklaratat e tyre destruktive mund tu shiten shqiptarëve si bomba.. por përtej një grushti hiri që ua japin Saliut e Lulzimit, ata nuk kanë çi bëjnë fare Shqipërisë, sepse smund ta ndryshojnë qasjen e Komisionit Europian.
Këta zëra mund të përkojnë me nevojën e PD qdhe bllokimit që i ka bërë Vettingut, por nuk pengojnë për qasjen e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë. PE do duhet ti shprehet vetëm kur të jetë momenti për ratifikimin e datës së çeljes së negociatave.
Ne jemi në momentin kur duhet të zbatojmë vettingun.
Në këtë moment ka rëndësi se çfarë do të thotë këshilli europian kur të shqyrtojë rekomandimin pozitiv të Komisionit. Cxështja është nëse do ta presë këtë propozim, bashkë me kushtrin për vettingun, apo jo! Kjo mbetet për tu parë!
Shqipëria ka parë gjithnjë belujçina e agallarë të tillë… xhahilë e servilë që nuk kanë nguruar ti vënë as flakën këtij vendin, vetëm për ti nxjerrë sytë armiqve që kanë në vend… këta sjanë as të parët e as të fundit që i bine në qafë këtij vendi.
Ndryshimi i vetëm është se këta sot kanë frikën nga reforma në drejtësi… nga drejtësia që mund ta vonojnë por nuk mund të bëjnë që ajo ti harrojë ata.











